LAJMI I FUNDIT:

Intervistë me pronarin e VatanMed, Uğur Öztürk, klinika lidere për mbjellje të flokëve, shërbime dentare dhe estetike

Intervistë me pronarin e VatanMed, Uğur Öztürk, klinika lidere për mbjellje të flokëve, shërbime dentare dhe estetike

Klinika VatanMed ofron shërbime në fushën e mbjelljes së flokëve, mjekrës, mustaqeve dhe vetullave si dhe shërbimet tjera si ato dentare dhe estetike. Me qëllim që të jetë më afër pacientëve nga Kosova dhe mërgata, prej dy vitesh është e pranishme në vendin tonë. Rishtazi ka hapur klinikën e re në qendër të Prishtinës.

Pronari i kësaj klinike, Uğur Öztürk thekson se VatanMed në Kosovë sjell përvojën 15 vjeçare në katër kontinente, përkatësisht 15 shtete të botës, që përfshinë mbjelljen e flokëve, por edhe intervenimet estetike si në dhëmbë ashtu edhe pjesë të ndryshme të trupit, nga ekipe profesionistësh, të cilët përdorin teknologjinë e avancuar si dhe metodat më bashkëkohore.

Ai pohon se në të shkuarën pacientët nga vendet e ndryshme kanë shkuar në Turqi për të realizuar intervenimet në mbjelljen e flokëve apo operacionet estetike dhe dentare. VatanMed në vitet e fundit ka ndryshuar qasjen, duke hapur klinika në shtetet përkatëse për t’i afruar shërbimet tek pacientët, në mënyrë që këta të fundit të kursehen nga shpenzimet e udhëtimit si dhe të akomodimit.

“Periudha e pandemisë ka dëshmuar se strategjia jonë e shtrirjes në vende të ndryshme të botës ka qenë një hap në drejtimin e duhur”, thotë Öztürk.

Sipas tij, hapja e klinikës në Kosovë përkatësisht në Prishtinë ka qenë njëra prej fazave të rëndësishme të kësaj shtrirjeje, ngase shërbimet e VatanMed janë më afër pacientëve nga Kosova, si dhe mërgimtarëve që jetojnë në shtete të ndryshme evropiane, ku këta të fundit pas intervenimeve të realizuara në vizitat e radhës me vete sjellin edhe miqtë nga shtetet respektive, si Zvicra, Gjermania, Franca apo edhe Amerika.

Pse duhet zgjedhur klinikën tuaj për mbjellje të flokëve apo për intervenime estetike ose dentare?

Öztürk: Këtë rrugëtim e kemi nisur për ta fituar besimin e njerëzve. Për çdo intervenim kemi ekipe të profesionistëve të dalluar, të cilët përdorin teknologjinë e fundit dhe metodat më bashkëkohore. Veçoria jonë kryesore është se ofrojmë dokument garancie.
Dhe ky dokument garancie vlen në të gjitha degët tona. Në qoftë se pacienti nuk është i kënaqur me trajtimin këtu, atëherë duke i mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit i dërgojmë ata në klinikën tonë në Stamboll.

Gjithashtu më duhet të theksoj se për profesionistët tanë që vijnë nga Turqia ne sigurojmë lejet e punës, duke ua mundësuar atyre qëndrimin në Kosovë. Në këtë mënyrë kemi mundësinë që të ofrojmë shërbime 24/7, me ç’rast mjeku përkatës në vazhdimësi përcjellë gjendjen e pacientit, gjë që mundëson edhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Si vendosët që ta hapni klinikën e VatanMed në Prishtinë?  

Öztürk: Kërkesat e qytetarëve të Kosovës për shërbimet tona kanë qenë të mëdha. Ata vazhdimisht vinin në vendin tonë për këto lloj intervenimesh. Dy vite më parë, pasi e pamë këtë potencial, vendosëm që cilësinë e njëjtë të klinikës sonë në Stamboll ta sjellim edhe në Kosovë.

Ekipet tona përbëhen nga profesionistë turq. Prania jonë në Prishtinë ka sjellë lehtësira financiare dhe mundësi ideale në ambientin e ri me kushte bashkëkohore për pacientët kosovarë, sikurse që ka kursyer edhe kohën e tyre, pasi kontrollet rutinore realizohen në klinikën tonë në kryeqytet.

Sa kushtojnë shërbimet që ofrohen nga VatanMed?   

Öztürk:  Politika jonë është që pacientëve t’ju ofrojmë garanci për çmimin më të mirë. Ne ofrojmë garanci për cilësi dhe çmim. Disa vite më parë, mbjellja e flokëve është konsideruar si shpenzim luksi dhe operacion që kushton shtrenjtë. Por ne e kemi dëshmuar se shërbimet cilësore nuk kushtojnë shtrenjtë.

Cilat janë kërkesat kryesore të pacientëve në klinikën tuaj?

Öztürk:  Nëse flasim për mbjelljen e flokëve, duhet theksuar se burrat makijazh të vetëm kanë flokët dhe mjekrën. Prandaj edhe rënia e flokëve paraqitet si një problem estetik, por në raste të caktuara ka edhe efekte psikologjike tek burrat. Në klinikën tonë në Prishtinë kemi kërkesa të shumta sidomos nga mërgimtarët, të cilët pas intervenimeve të realizuara në vizitat e radhës me vete kanë sjellë edhe miqtë nga shtetet respektive, si Zvicra, Gjermania, Franca dhe Amerika, duke marrë parasysh edhe raportin cilësi dhe çmim. Sa i përket kënaqshmërisë së pacientëve kemi vlerësime të larta, edhe në platformat online si Facebook, Instagram e Google.

Ndërsa te gratë, mbjelljen e flokëve mund ta bëjmë me një teknikë të veçantë, do të thotë pa i prerë flokët. Kjo teknikë përdoret vetëm në Turqi, dhe ne e kemi sjellë edhe në Kosovë.

Pos kësaj, në Kosovë kemi sjellë edhe profesionistët për operacione estetike dhe dentare, duke mundësuar ofrimin e të gjitha shërbimeve që kanë të bëjnë me estetikën te gratë dhe burrat.

Sa zgjat operacioni i mbjelljes së flokëve?

Öztürk: Ky proces mund të zgjasë 6-9 orë në varësi të përvojës dhe ekspertizës së personave që e bëjnë mbjelljen, dhe në varësi të numrit të transplanteve. Kur e bëjmë mbjelljen e flokëve, nëse është e nevojshme, ne rezervojmë tërë ditën tonë për një pacient dhe punojmë me përpikëri pa ndonjë kufizim kohor. Shumë pacientë pyesin se për sa kohë do të shërohen pas mbjelljes së flokëve dhe nëse do të ndiejnë dhimbje gjatë operacionit. Meqenëse në operacionin e mbjelljes së flokëve aplikohet një sistem i ri, ndjenja e djegies ose dhimbjes zbritet në minimum. Pacientët meqë nuk ndjenjë dhimbje, këtë proces e kalojnë shtrirë duke biseduar, apo edhe duke e shikuar telefonin apo televizionin.

Cilat hapa duhet ndjekur pas mbjelljes së flokëve?  

Öztürk: Pas mbjelljes së flokëve, pacientët tanë mund të na vizitojnë kur të duan. Ne bëjmë kontrollet e duhura me kohë. Pastaj realizohet kujdesi i parë dhe larja e parë. Pacientit i tregohet se çfarë duhet të bëjë ai për një muaj dhe gjatë një viti.
Ne e monitorojmë atë periodikisht brenda periudhës një vjeçare. Ne e kemi softuerin tonë dhe falë tij mund të ndjekim pacientët tanë.

 Çfarë planesh keni për të ardhmen e klinikës tuaj në Prishtinë?

Öztürk: Misioni ynë në Kosovë është që të ofrojmë shërbime të operacioneve estetike dhe shëndetësore të nivelit botëror. Gjithashtu një qytetar i Kosovës që banon kudo në botë, kur të vijë në vendin e tij për pushime, pos që do të kalojë kohën e tij të kufizuar të pushimeve në vendin e tij në të njëjtën kohë do ti plotësojë edhe nevojat e tij shëndetësore në aspektin estetik. Për këtë arsye, ne kemi hapur një qendër shëndetësore bashkëkohore në qendër të Prishtinës.

Nëse keni nevojë për intervenime të tilla, mund të caktoni termin për konsultim falas duke kontaktuar VatanMed-in në numrin e telefonit: 045 781 888, ose ta vizitoni klinikën në qendër të Prishtinës, në rrugën Nënë Tereza Nr. 1, Prishtinë.
Për më shumë informata mund ta vizitoni edhe web faqen e VatanMed: vatanmed.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit

Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori