Zikaltrit duan ta zvogëlojnë numrin e lojtarëve dhe pas largimit të Mateo Kovacicit dhe Xherdan Shaqirit, pritet të largohen edhe disa lojtarë të tjerë.

Sipas faqes së Gianluca Di Marzios, mbrojtësi i djathtë D’Ambrosio është duke u kërkuar nga skuadra franceze Marseille dhe klubet janë pranë marrëveshjes.


Edhe për anësorin tjetër italian, Davide Santon, ka ofertë. Skuadra e Crystal Palace ka shprehur interesim për ish-lojtarin e Newcastle. /Telegrafi/

telegrafi sport app