Interi merr kryesimin e Serie A pas fitores ndaj Genoas

Interi arriti një fitore të rëndësishme në javën e 15-të të Serie A, duke triumfuar 2-1 si mysafir ndaj Genoas dhe duke marrë kryesimin e kampionatit.
Ndeshja nisi me një avantazh të hershëm për skuadrën e Cristian Chivu, kur Yann Bisseck shënoi nga jashtë zonës në minutën e 6-të, me asist të Lautaro Martinez, duke vënë Interin në avantazh 0-1.

Lautaro Martinez shënoi golin e dytë për Interin në minutën e 38-të me një përfundim spektakolar nga jashtë zone, duke çuar rezultatin në 0-2 para pushimit.
Gjithsesi, Genoa nuk dorëzohet dhe Vitinha ngushtoi diferencën në minutën e 68-të, duke realizuar një gol një-me-një me portierin. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen.
Gasa 🔥 pic.twitter.com/WG1Bj5XVIi
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 14, 2025
Me këtë fitore, Interi siguron kryesimin e Serie A, duke treguar formë të fortë dhe një rikthim vendimtar në garën për titull.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu, tani ka 33 pikë, një më shumë se Milani. /Telegrafi/








































