LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon të luajë së pari ndaj Sampdorias, pastaj me Juventusin

Interi kërkon të luajë së pari ndaj Sampdorias, pastaj me Juventusin
Marotta e Zheng (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Interi i ka shkruar Lega Serie A duke kërkuar që loja e tyre e shtyrë kundër Sampdorias të luhet përpara ndeshjes me Juventusin.

Kampionati është në kaos të plotë pasi disa ndeshje të xhiros 25 dhe xhiros 26 janë shtyrë për shkak të shpërthimit të coronavirus.


Interi vazhdon të refuzojë plotësisht planin e mbështetur nga shumë klube të Serie A, ku java e 26-të do të luhej në fundjavë në vend të javës së 27.

Raportohet se 18 nga 20 klubet janë në favor të kësaj ideje, me ndeshjen Juventus-Inter që do të luhej të hënën më 9 mars.

Këtë mbrëmje, drejtori i Interit, Beppe Marotta i shkroi një letër Lega Serie A, duke kërkuar modifikimi të listës së ndeshjeve, duke thënë se nuk do të vlerësohet përderisa nuk është e plotë.

Deri tani nuk ka asnjë datë për ndeshjen e parashikuar të xhiros së 25-të, Inter-Sampdoria, ndërsa Juventus-Inter ishte paraparë fillimisht të zhvillohet me 13 maj, ndërsa tani me 9 mars .

Interi kërkon ta zhvillojë fillimisht ndeshjen me Sampdorian, pastaj me Juventusin.

Kjo letër paralajmëron se Inter do të “rezervojë të drejtën për të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor nëse merren vendime që shkelin normat sportive dhe federale, duke i shkaktuar dëme një klubi ose shëndetit të punonjësve të tij”.

Letra iu dërgua edhe 19 klubeve të tjera të Serie A, sipas agjencisë së lajmeve Ansa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori