LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton me shumë spektakël përballë Torinos

Interi fiton me shumë spektakël përballë Torinos
Foto: Inter/ Twitter

Interi ka arritur që t’i marrë tri pikë në frymën e fundit, në takimin përballë Torinos në kuadër të javës së tetë në Serie A që përfundoi 4-2.

Nerazzuërt e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa shanse të mira për gol, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët.

Ishte minuta e 45+2-të, kur Simone Zaza pranoi një asistim nga Meite, për të kaluar Torinon në epërsinë.


Në pjesën e dytë, ishte një ritëm edhe më i lartë i lojës, duke u shënuar plotë katër gola.

Ishte Cristian Ansaldi që shënoi edhe golin e dytë për Torinon me anë të penalltisë të realizuar në minutën e 62-të.

Por, më pas filli edhe spektali i Interit, që shënoi tre gola. Ishte fillimisht Alexis Sanchez (64′) që ngushtoi epërsinë e Torinos në 2-1.

Tre minuta më vonë, sulmuesi kilian asistoi te Romelu Lukaku që i barazoi shifrat në 2-2 dhe ngjalli edhe më shumë takimin.

Kur u menduar se Interi po merrte një pikë, vendasit fituan një penallti në minutën e 84-të, të cilën në gol e konvertoi sulmuesi belg për të përmbysur kështu rezultatin në 3-2.

Skuadra që drejtohet nga Antonio Conte nuk u ndal me kaq dhe siguroi edhe fitoren e tyre me një gol nga Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 90-të me një asistim të Lukakut.

Pas javës së tetë, Interi gjendet në vendin e pestë me 15 pikë, derisa në xhiron e nëntë do të kenë punë me Sassuolon. /Telegrafi/

https://twitter.com/JamelLeurs/status/1330534744560427018

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori