LAJMI I FUNDIT:

Interi e fiton trilerin e shtatë golave ndaj Sassuolos

Interi e fiton trilerin e shtatë golave ndaj Sassuolos
Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndeshjen e tyre në udhëtim te Sassuolo të vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Nerazzurrët i janë kthyer fitores në kampionat pas humbjes nga Juventusi edhe pse në fund ishte afër të mbeste me një pikë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, të cilët shënuan edhe tri gola për dallim të një të vendasve.

Lautaro hapi serinë e golave (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave me anë të Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Domenico Berardi (16′) barazoi në 1-1.

Megjithatë, ekipi i Antonio Contes arriti të kthehet në lojë duke shënuar dy gola me anë të Romelu Lukaku (38′, 45′), ku i pari erdhi pas një veprimi të mirë në zonë dhe i dyti për 3-1 nga penalltia.

Lukaku shënoi dy gola (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e baraspeshuar, me Interin që gjetën të parët golin, por që rrezikuan fitores me dy gola të pranuara nga Sassuolo.

Lautaro (71′) ishte i saktë nga penallti për epërsinë e Interit 4-1, por vetëm tre minuta më vonë ishte Filip Djuricic që ngushtoi rezultatin në 4-2.

Sassuolo u tregua e rrezikshme edhe më pas duke gjetur golin me Jeremie Boga (82′) për 3-4 dhe deri në fund provuan të gjejnë golin e barazimit, por Interi menaxhoi mirë dhe mori tri pikë shumë të vlefshme.

Pas kësaj fitore, Interi i ka 21 pikë në vendin e dytë apo një më pak se Juventusi i pari, ndërsa Sassuolo renditet 16-të me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Parman, ndërsa Sassuolo udhëton te Verona. /Telegrafi/