Gleison Bremer ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Serie A me fanellën e Torinos.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shfaqur formë fantastike dhe është zgjedhur mbrojtësi i sezonit në Serie A.


Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij, derisa Interi ka gjetur marrëveshje personale me lojtarin.

1006541163 scaled 1

Gazetari Nicolo Schira ka thënë se Neroazzurët kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin për kontratë katër vjeçare, nga e cila kontratë Bremer do të fitojë pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon.

25-vjeçari ka pranuar transferimin te Interi edhe pse në garë për të mbeten edhe Roma, Tottenham Hotspur, Bayern Munich e PSG.

Megjithatë transferimi i tij tek nënkampioni italian ende nuk është kryer, pasi mungon marrëveshja mes Interit dhe Torinos.

Torino po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e skuadrës, derisa Interi nuk po ofron më shumë se 25 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e dy skuadrave pritet të kenë sërish takim për të gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app