Interi afër transferimit të mesfushorit Andy Diouf

Interi e ka vënë në shënjestër mesfushorin e Lens, Andy Diouf, dhe do të diskutojë transferimin e tij në një konferencë telefonike së shpejti, me qëllim që ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Nerazzurrët po ecin përpara në negociatat për mesfushorin e Lens, Diou, raportojnë mediat italiane.
Mesfushori 22-vjeçar vlerësohet në 20 milionë euro dhe është ndjekur nga disa klube italiane dhe evropiane.
Megjithatë, Interi kishte bërë hapa konkretë përpara në orët e fundit dhe do të kontaktojë klubin francez në orët në vijim.
Përfaqësuesit e dy klubeve do të vazhdojnë negociatat në një konferencë telefonike, me Interin, me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ata besojnë në cilësinë e Diouf dhe mendojnë se ai është gati për hapin tjetër në karrierën e tij.
Diouf shënoi një gol dhe dha dy asistime në 34 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar.
Kontrata e tij me Lens skadon në qershor të vitit 2028, por Interi është i vendosur ta sjellë atë në San Siro sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/





















































