LAJMI I FUNDIT:

Babadimri po troket – Interex shpërndan 30 mijë dhurata për fëmijë

Babadimri po troket – Interex shpërndan 30 mijë dhurata për fëmijë

Në këtë periudhë të fundvitit, ku çdo ditë numërohet deri në natën e ndërrimit të motmoteve dhe ku gjithsecili pret një dhuratë të bukur nga dikush, rrjeti më i dashur i supermarketeve, Interex, ka vendosur që të jetë pranë fëmijëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës.

Në rolin dhe me veshjen e Babadimrit, stafi i Interex janë shpërndarë gjithandej qyteteve për t’i dhuruar 30 mijë dhurata për fëmijë, duke sjell buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Ky aktivitet është realizuar për herë të dytë, pasi që Interex këtë iniciativë për t’i gëzuar fëmijët me dhurata e ka zhvilluar edhe vitin të kaluar.

Ndonëse 2020-ta ka qenë një vit i mbushur me sfida e vështirësi, Interex u ka dalë ballë atyre duke ua shtrirë dorën konsumatorëve të vet dhe duke ua lehtësuar periudhat e vështira përmes shumë lojërave shpërblyese dhe aktiviteteve të ndryshme.

Duke menduar edhe për xhepin e konsumatorëve, Interex gjatë tërë vitit ka sjellë ofertat dhe zbritjet më të mëdha në treg, e posaçërisht në produktet esenciale ushqimore e higjienike.

Artikull i sponzorizuar