LAJMI I FUNDIT:

Interesim i shtuar për anëtarësim në Klubin Rotary 

Interesim i shtuar për anëtarësim në Klubin Rotary 

Përkushtimi i Rotarianëve në Shqipëri dhe Kosovë për të shtuar numrin e anëtarëve dhe të Klubeve Rotary ka shtuar interesimin për anëtarësim në Rotary.

Sipas raportit të fundit të Rotary International, Shqipëria dhe Kosova, së bashku, zënë vendin e parë në botë për shtim të numrit të anëtarëve dhe themelimin e Klubeve të reja Rotary.


Çka është Rotary?

Rotary International është organizatë shërbyese humanitare e cila bashkon liderët në biznes dhe profesion për të ofruar shërbime në komunitet, për të promovuar integritetin dhe për të avancuar vullnetin e mirë, paqen dhe mirëkuptimin në botë. Rotary është organizatë jopolitike dhe jofetare.

Shqipëria dhe Kosova bashkohen në Rotary!

Përkushtimi i Rotarianëve në Shqipëri dhe Kosovë për të shtuar numrin e anëtarëve dhe të Klubeve Rotary ka shtuar interesimin  për anëtarësim në Rotary. Vetëm për katër muaj, Rotary në Shqipëri dhe Kosovë ka trefishuar numrin e anëtarëve. Interesimi në të gjitha qytetet në Shqipëri dhe në Kosovë për të themeluar një Klub Rotary dhe për anëtarësim në Klubin Rotary është në rritje të vazhdueshme. Sipas raportit të fundit të Rotary International, Shqipëria dhe Kosova, së bashku, zënë vendin e parë në botë për shtim të numrit të anëtarëve dhe themelimin e Klubeve të reja Rotary. Kjo është e paparë në historinë më të re të Rotary International. Ky sukses është arritur, falë punës së secilit Rotarian dhe Klub Rotary në Shqipëri dhe Kosovë.

Tani, ne, Rotarianët Shqipëtarë themelojmë Distriktin Rotary, dhe do të bëhemi pjesë e Kuvendit dhe strukturave udhëheqëse në Rotary International,do të kemi përfaqësuesin dhe zërin tonë në strukturat më të larta Rotary.

Por, cili është Misioni Rotary? Çka bëjnë Rotarianët? Pse të anëtarësoheni në Klubin Rotary?

Rotarianët ndihmojnë dhe shërbejnë të tjerët, promovojnë integritetin dhe avancojnë mirëkuptimin në botë, përmes fuqizimit të miqësisë së liderëve në profesion, në biznes dhe atyre në komunitet.

Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi?

Në vend të parë mund të themi se është miqësia. Në një botë gjithnjë më komplekse, Rotary mbanë një filozofi të thjeshtë që mundëson të bëjmë miq kudo, në komunitetin tonë dhe në mbarë botën. Rotary po ashtu na mundëson të ndihmojmë dhe shërbejmë komunitetin, të kënaqemi dhe argëtohemi, të përparojmë dhe të zhvillojmë biznesin, të mësojmë vazhdimisht dhe të udhëtojmë në çdo vend të botës.

Çfarë besojnë Rotarianët?

Rotarianët besojnë në ndarjen e të mirave Rotary me të tjerët. Të jesh Rotarian do të thotë edhe më shumë sesa të gjitha ato që një Rotarian beson për Rotary. Kjo do të thotë të mbani standarde të larta etike në biznes, në profesion dhe në jetën personale.

Si mund të bëhesh anëtar i Klubit Rotary?

Anëtarësimi në Rotary bëhet vetëm me ftesë. Një person mund të konsiderohet për anëtarësim nëse ftohet nga një anëtar i Klubit Rotary për të marrë pjesë në një ose më shumë takime të klubit për të mësuar më shumë për Rotary. Në këtë rast, Rotariani (sponsori) paraqet emrin e kandidatit në komitetin për anëtarësim të klubit.

Inkurajoheni të kontaktoni dhe vizitoni Klubin Rotary në qytetin tuaj. Ju do mahniteni me mikpritjen dhe mundësitë që ofron Klubi Rotary.

Me ju në Shërbimin Rotary,

Dr. Neshad Asllani, Major Donor

Rotary Club Peja, Kryetar Themelues

Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori