LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh i shqiptarëve për versionin beta të dua.com

Interesim i madh i shqiptarëve për versionin beta të dua.com

Dua.com platforma e cila ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve në mbarë botën, javë më parë, ka lançuar versionin e parë testues të aplikacionit.

Interesimini i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj misionit të kësaj platforme, ka bërë që deri tani rreth 43.000 shqiptarë të regjistrohen në dua.com, e ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Aktualisht shqiptarë nga më shumë se 150 qytete të botës janë bërë testues të aplikacionit. Është mahnitëse të shohësh një interesim të tillë dhe sa larg ka mbërritur të njihet dua.

Pa marrë parasysh kufijtë dhe krizën e krijuar prej pandemisë, përmes dua.com, shqiptarët mund të jenë afër njëri-tjetrit dhe të krijojnë njohje të reja të dashurisë.



Pse
dua.com?

Si një platformë digjitale, dua.com synon të bashkojë shqiptarët pa marrë parasysh se në cilin kënd të botës jetojnë. Pas krijimit të aplikacionit, secili përdorues do të ketë mundësi të njoftohet me persona të rinjë duke krijuar kështu lidhje të reja dashurie, biznesore ose të ndihmojnë njëri tjetrin.

Jetoni në Prishtinë dhe dëshironi të njoftoheni me dikë nga Amerika? Jeni nga Tirana dhe dëshironi të krijoni një lidhje me një shqiptar nga Gjermania? Apo jetoni në Zvicër dhe dëshironi të takoheni me dikë nga Tetova. Atëherë dua.com është zgjedhja e duhur për ju.


Versioni beta i dua.com

Vetëm dy javë pas lancimit të versionit testues, dua.com ka arritur të ketë përdorues nga mbi 150 vende të botës. Mbi 40.000 persona janë regjistruar deri tani për të shkarkuar aplikacionin dhe mijëra komente vijnë çdo ditë nga shqiptarë, të cilët shprehin mirënjohjet e tyre mbi idenë dhe misionin e kësaj platforme.

Edhe pse vetëm version testues, përdoruesit aktualisht kanë mundësi të:

-Krijojnë llogari

-Krijojnë profilin personal
-Të zgjedhin moshën të cilën janë të interesuar

-Njoftohen me persona të rinjë

-Të gjejnë persona me të cilët përshtaten (match)
-Të pëlqejnë profilet e atyre që dëshirojnë

-Bisedojnë me njëri-tjetrin

-Të shprehin përshtypjet mbi aplikacionin

Bëhu testues beta këtu: dua.com/beta

dua.com është e shqiptarëve

Duke marë parasysh se rreth 12 milion shqiptarë jetojnë anë e mbanë globit, interesimi për një aplikacion i cili do t’i bashkojë ata është pritur jashtëzakonisht mirë. Prandaj për një periudhë të shkurtë kohore, rrjetet sociale të dua.com kanë arritur të mbledhin mbi 250.000 ndjekës. Mesazhet e tyre të pafundme janë një motiv për ekipin e kësaj platforme, që të bëjnë maksimumin për të lancuar versionin final të aplikacionit.


Fakte interesante

Platforma dua.com është themeluar nga dy shqiptarë të cilët kanë lënë pas jetën e tyre në Zvicër dhe janë kthyer në atdhe për të realizuar këtë projekt. Qëllimi kryesor i tyre ka qenë krijimi i një platforme e cila ndihmon shqiptarët të njoftohen dhe të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh vendit ku jetojnë.

Platforma dua ndahet në tri kategori: dua.com, dua.biz dhe dua.help.

dua.com – Faqja kryesore e atyre që dëshirojnë të gjejnë dashurinë. Përmes dua.com shqiptarë nga e gjithë bota do të mund të gjejnë njëri-tjetrin, të bisedojnë e të krijojnë lidhje dashurie.

dua.biz – Kjo kategori ofron mundësi të reja biznesi. Zgjeroni rrjetin, njihni pronarë të bizneseve në Zvicër, takoni investitorët e ardhshëm në Amerikë apo zbuloni klientë potencial kudo në botë.

dua.help – I mundëson të gjithë shqiptarëve të ofrojnë ose kërkojnë ndihmë në çdo kënd të botës.

Për më shumë informata rreth dua.com vizitoni uebfaqen zyrtare duke klikuar këtu.

Artikull i sponzorizuar