LAJMI I FUNDIT:

Inter dhe Juventus do të bisedojnë rreth shkëmbimit Dybala – Icardi

Inter dhe Juventus do të bisedojnë rreth shkëmbimit Dybala – Icardi

Derbi i madh italian mes Interit dhe Juventusit pritet gjithmonë me shumë vëmendje si në Itali ashtu edhe në vendet tjera të botës.

Përderisa kjo ndeshje ka vlerë të madhe për vendasit, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Juventusin që tanimë është kampion i ri i Italisë.

Zyrtarët e dy klubeve do ta shfrytëzojnë ndeshjen e sotme edhe për të biseduar rreth një shkëmbimi të mundshëm.


Mauro Icardi pritet të largohet nga Interi dhe Juventusi mbetet i interesuar për ta afruar argjentinasin.

Në anën tjetër Inter po synon ta marrë nga Juventusi argjentinasin Paulo Dybala.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Por Dybala ende nuk është i bindur për t’iu bashkuar Neroazzurrëve dhe kjo ka alarmuar dy klubet për të gjetur një zgjidhje tjetër.

Mediat italiane kanë raportuar gjatë ditës së sotme se në rast të refuzimit nga Dybala për t’iu bashkuar Interit, atëherë Juventus është gati ta ofrojë Joao Cancelon.

Përveç mbrojtësit portugez, Zonja e Vjetër është gati t’i ofrojë edhe 25 milionë Interit për të nënshkruar me Icardin.

Gjithsesi takimi i sotëm pritet të zgjidhë shumë gjëra mes dy klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

Ylli i Bayer Leverkusenit e pranon hapur: Ëndërroj të luajë për Barcelonën

La Liga
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat në ‘Wembley’

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

Ndërkombëtare
Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori