Palestinezët e kanë bërë përsëri të qartë se Izraeli duhet të ndalojë ndërtimet në territoret e pushtuara, përpara se të rifillojë bisedimet.

Duke folur për BBC-në, Clinton tha se marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve mbetej një "prioritet kryesor" për Shtetet e Bashkuara. SHBA, tha sekretarja e Shtetit, mbetej e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete.

Clinton do të jetë edhe në Jerusalem për bisedime me kryeministrin, Benjamin Netanyahu. Përpara mbërritjes së Clintonit në rajon, kryeministri izraelit, Netanyahu tha se ai shpresonte në rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për paqe. /bbc/