Inteligjenca ukrainase pas shpërthimeve: Ura e Krimesë është ndërtim i panevojshëm

Andrij Yusov, zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, refuzoi të komentojë mbi shpërthimet në urën e Krimesë këtë mëngjes.
"Mund të citoj vetëm drejtorin e shërbimit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov, i cili tha se ura e Krimesë është një ndërtim i panevojshëm", shtoi Yusov, transmeton Telegrafi.
Ura e Krimesë, një linjë kryesore e furnizimit për forcat ruse në Ukrainë, u dëmtua mëngjesin e sotëm në një situatë "të jashtëzakonshme" që vrau dy persona dhe plagosi një fëmijë, thanë zyrtarët rusë dhe mediat ukrainase raportuan shpërthime në urë.
Nga
Telegrafi
17/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































