LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca ruse dështon në përhapjen e panikut për pandeminë COVID-19

Inteligjenca ruse dështon në përhapjen e panikut për pandeminë COVID-19

Në muajin mars të këtij viti, kur Coronavirusi kaloi Kinën dhe preku pjesët e tjera të botës, shtetet evropiane e morën me seriozitet këtë, duke e vlerësuar edhe si kërcënim të sigurisë. Në anën tjetër, Rusia e konsideroi këtë si mundësi të mirë që ta përdorë në favor të saj.

Në fillim, Kremlini dhe institucionet përkatëse ruse që merren me zbulim, vlerësuan se perëndimorët po frikësoheshin më shumë sesa ka nevojë nga virusi. Në anën tjetër, vetë rusët e zhvlerësuan rrezikun që po i kanosej edhe vet atyre nga COVID-19. Media ruse tregoi pamjet e automjeteve ushtarake ruse që udhëtonin në rrugët italiane.

Vlerësim i gabueshëm rus në raport me fuqinë vrastare të virusit, i nxiti mekanizmat e propagandës ruse që të veprojnë. Ta shfrytëzojnë këtë fatkeqësi shëndetësore botërore për ta rritur ndikimin rus.


Rusët dërguan agjentë sekretë në Itali, gjersa po numëroheshin viktimat e COVID-19

Në Evropë, rusët u përpoqën që fillimisht të ndërhynin në Itali, ku shifrat e të të infektuarve ishin alarmante. Si gjithmonë në historinë e shërbimeve të inteligjencës ruse, edhe kësaj radhe, ndoshta me emra të tjerë, rusët filluan zbatimin e të ashtuquajturave “masa aktive” në Itali. Gjersa italianët po vdisnin, Rusia nisi një kontingjent “të ndihmave” të quajtur “Nga Rusia me dashuri”. Dhjetë ditë pasi presidenti Vladimir Putin i dërgoi personel ushtarak dhe ndihmë kombit të prekur nga Coronavirusi, ekspertë si dhe burime diplomatike, ushtarake dhe qeveritare në Romë dhe selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel paralajmërojnë që Kremlini po përdor krizën për të minuar NATO-në dhe BE-në.

Një në shtatë vullnetarë që kanë marr vaksinën ruse kundër COVID-19 raportojnë se kanë pasur efekte anësore
Lexo po ashtu Një në shtatë vullnetarë që kanë marr vaksinën ruse kundër COVID-19 raportojnë se kanë pasur efekte anësore

“Ky është një operacion gjysmë propagande, gjysmë inteligjence”, tha Sergio Germani, drejtor i Institutit Gino Germani për Shkencat Sociale dhe Studimet Strategjike.

Operacionet e inteligjencës ruse në Itali, përveç se u dekonspiruan shpejtë, u quajtën edhe të pamoralshme. Shumë fotografi dhe video mbetën në dispozicion të shtetit italian dhe vendeve anëtare të NATO-s. Kjo nga ekspertët u konsiderua një dobësi shumë e madhe e inteligjencës ruse. Rusët nuk ia dolën që në kuptim afatgjatë të përmirësonin as imazhin e Kremlinit, mirëpo edhe e “zbuluan” aktivitetin dhe personelin e shërbimeve të tyre të inteligjencës.

Në përgjigje të një artikulli të La Stampa më 24 mars që raporton se 80 për qind e furnizimeve ruse janë pak të dobishme për Italinë, Kremlini publikoi një listë të pajisjeve të dorëzuara në Itali: 600 ventilator dhe 326 mijë maska, si dhe pajisje ushtarake të dezinfektimit.

Serbia me buzëqeshje të ftohtë priti ndihmat ruse

Te aleati kryesor në Ballkanin Perëndimor, rusët nuk gjetën mikpritjen e dëshiruar. Në Beograd, ndihmat emergjente lidhur me virusin, më mirë u pritën nga Pekini sesa ato të “vëllezërve sllavo-ortodoksë” nga Moska. Sado që propaganda ruse kishte trumbetuar për ventilatorët, disa media të pavarura treguan, se “ndihmat që erdhën nga Moska i takonin njësiteve ushtarake dhe të zbulimit, por kishin të bënin me teknikë automobilistike që përdoret për pastrimin e rrugëve”.

Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V
Lexo po ashtu Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

Mediet, pas arritjes së ndihmave në Serbi ngritën dyshime edhe më shumë për të ashtuquajturën “Qendra Humanitare Ruso-Serbe” në Nish, e cila çdo ditë e më shumë po vlerësohet se është një qendër e maskuar e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor.

Platforma e Bashkimit Evropian për luftimin e dezinformacionit EUvsDISINFO, ka gjetur se mediat pro-Kremlinit mbulojnë në mënyrë aktive 20 gjuhë, por nga më aktivet janë dezinformatat pro-ruse në gjuhën angleze, ruse, serbe dhe arabe. Mesatarja e lajmeve të rreme, në katër muajt e parë të vitit 2020 ishte rritur ndjeshëm. Rreth 60 raste të reja në javë, përkatësisht 250 më shumë për çdo muaj.

Lidhja e propagandës ruse dhe shërbimet e inteligjencës

Edhe përpara pandemisë COVID-19, shërbimet e inteligjencës ruse kanë shfrytëzuar të gjitha llojet e medias për t’i arritur objektivat e tyre. Mirëpo, fatkeqësia njerëzore i nxiti oficerët e zbulimit rus që ta rrisin panikun në mes të vendeve të huaja. Profilet e web sajteve proxy, trollët, botët dhe mediat e tjera zyrtare ruse u angazhuan maksimalisht që ta rrisin ndikimin rus.

Fondacioni Strategjik i Kulturës është një revistë në internet e regjistruar në Rusi, drejtuar nga Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës së Rusisë (SVR) dhe i lidhur ngushtë me Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme. Media luan një rol qendror midis një grupi faqesh të internetit të lidhur që përhapin dezinformimin dhe propagandën ruse. Një nga taktikat e saj thelbësore është të tërheqë autorë që janë mendimtarë perëndimorë dhe teoricienë konspirative, duke iu dhënë atyre një platformë më të gjerë dhe duke errësuar origjinën ruse të revistës. Kjo taktikë ndihmon që faqja të shfaqet si një zë organik brenda audiencës së tij të synuar nga perëndimorët.

Rusët me metoda të reja të dezinformimit për të ndikuar tek amerikanët
Lexo po ashtu Rusët me metoda të reja të dezinformimit për të ndikuar tek amerikanët

Të tilla janë edhe faqe të tjera të ngjashme, si “Global Research” në Kanada, “New Eastern Outlook”, “News Front”, “Southfront”, “Katehon”, “Geopolitika.ru”, etj.

Komentet e sponsorizuara ruse në lidhje me pandeminë gjithashtu kanë denoncuar “çnjerëzimin e mbajtjes së sanksioneve” ndaj vendeve që vuajnë nga pandemia COVID-19.

Përveç kësaj, Putini dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë ruse u bënë thirrje drejtpërdrejt homologëve të tyre të huaj për të hequr këto sanksione. Gjatë një samiti video G20 në Mars, Putini propozoi, si një çështje thjesht humanitare gjatë pandemisë, krijimin e “korridoreve të gjelbërta” që do të përjashtonin blerjen dhe shpërndarjen e ushqimit, ilaçeve, pajisjeve dhe teknologjisë nga sanksionet dhe kufizimet tregtare.

Në anën tjetër, delegacioni rus në Kombet e Bashkuara propozoi një të ashtuquajtur “Deklaratë mbi Solidaritetin në Luftimin e COVID-19”, e cila u bëri thirrje vendeve anëtare të “braktisin luftërat tregtare dhe sanksionet e njëanshme duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të KB”, siç janë ato të miratuara në SHBA kundër Rusisë, Sirisë dhe Iranit. Ky apel ngjante me atë të përdorur nga udhëheqësit rusë në vitet e mëparshme në lidhje me nevojën për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet mbi Ukrainën dhe çështje të tjera për t’u bashkuar kundër kërcënimit të përbashkët të terrorizmit ndërkombëtar.

Dezinformatat e vazhdueshme nga televizionet ruse, zbret besimin e qytetarëve ndaj tyre në nivele rekorde
Lexo po ashtu Dezinformatat e vazhdueshme nga televizionet ruse, zbret besimin e qytetarëve ndaj tyre në nivele rekorde

Megjithëse ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ankohej se si sanksionet perëndimore po parandalonin Iranin, Sirinë dhe Korenë e Veriut që të marrin “pajisje, medikamente dhe pajisje të posaçme për mbrojtjen e pandemisë”, rikthimi i sanksioneve ndaj këtyre vendeve do ta bënte më të vështirë mbajtjen e tyre kundër Rusisë .

Këto nisma u panë nga perëndimi si përpjekje e Kremlinit për ta shfrytëzuar COVID-19, si një formë më të mirë të mbulimit të operacioneve të inteligjencës ruse.

Rusia nuk ka arritur të sigurojë lehtësime të mëdha sanksionesh. Një arsye ka qenë që autoritetet ruse kanë refuzuar të bëjnë ndryshimet në politikën e kërkuar nga legjislacioni për pezullimin ose heqjen e sanksioneve. Një tjetër ishte se, thirrja ruse ndaj konsideratave humanitare nuk mund të shpëtonte nga prerja nga “zjarri miqësor” nga fushatat e njëkohshme dezinformuese të lidhura me Rusinë duke sulmuar ato qeveri shumë perëndimore për të cilat Moska po bënte thirrje për lehtësimin e sanksioneve.

Autogoli frika e inteligjencës ruse

Për më tepër, fushata e informacionit e lidhur me COVID-19 e Rusisë u kufizua në mënyrë unike nga shqetësimet se informacioni i rremë në lidhje me virusin dhe mënyra se si t’i përgjigjesh atij do të përhapet në situatën e brendshme të Rusisë.

Shërbimet ruse të inteligjencës harruan se minimizimi i virusit për audiencat e huaja mund të bëjë që rusët të mos arrijnë të bëjnë përgatitjet e duhura pasi pandemia i goditi ata me forcë të plotë. Zyrtarët rusë kanë shmangur veçanërisht përsëritjen e komenteve të çuditshme që ndonjëherë gjenden në mediat e lidhura me Rusinë.

Mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën 'Sputnik V' si një mjet propagande në Amerikën Latine
Lexo po ashtu Mediet pro-Kremlinit po e promovojnë vaksinën 'Sputnik V' si një mjet propagande në Amerikën Latine

Për shembull, në një intervistë më 6 prill në Channel One Russia (Pervy Kanal), ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko pranoi se, “shumica po thonë tani që ky është një virus natyral, i cili është përshtatur në bashkëjetesën me njerëzit. Nuk shoh asnjë arsye për të dyshuar në këtë”.

Në Malin e Zi, serbët filluan t’iu besojnë mekanizmave kishtarë e sekretë rusë se, “COVID-19 nuk është asgjë, madje pastrim për besimtarët”. Mirëpo, kjo iu kushtoi me jetë shumë qytetarëve të Malit të Zi.

Nga virusi vdiqën disa klerikë ortodoksë në Malin e ZI, duke filluar nga mitropoliti Amfilohije. Klerikë ortodoksë që ishin nën komandën kishtaro-inteligjente te Rusisë kishin deklaruar në Sputnik Serbia se “virusi është bërë shkaktar i zgjimit të shpirtit kishtar të këtij vendi”.

Nga një dështim në dështimin tjetër: Vaksina ruse Sputnik V

Propaganda ruse shkaktoi një panik të gjerë momental lidhur me COVID-19. “Masat aktive” të operacioneve publike të inteligjencës ruse dështuan ta arrijnë qëllimin.

COVID-19 infektoi në masë të madhe popullin rus, i cili po përballej me vështirësi në aspektin shëndetësor. Kapacitetet që i kishte proklamuar Rusia se i kishte për t’iu “ndihmuar” të tjerëve dolën se ishin të pavërteta. Rusët nuk kishin shtretër të mjaftueshëm për ta shëruan popullin e vet.

Gjukanoviq: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan
Lexo po ashtu Gjukanoviq: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan

Pas dështimit të planit të parë që ta paraqesin Rusinë e fortë në botë për menaxhim të pandemisë, shërbimet sekrete ruse filluan një operacion tjetër: Vaksina.

Më 3 dhjetor, një vaksinë e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech u bë vaksina e parë COVID-19 që mori autorizimin në Britani të Madhe për shpërndarje. Edhe vendet e tjera perëndimore janë duke bërë planet dhe programimin e vaksinimit dhe njëkohësisht dhe porositë.

Çuditërisht, në Afrikë, perceptimet e vaksinës kryesore të Rusisë, Sputnik V, janë kryesisht pozitive, pavarësisht se nuk i është nënshtruar provave rigoroze klinike që kanë vaksinat e tjera.

Gjersa afrikanët kanë vendosur momentalisht kësisoj, vet presidenti rus nuk është vaksinuar ende me të.

Më 11 gusht, Putin, tha se njëra nga vajzat e tij ishte vaksinuar dhe nuk ka pasur efekte anësore serioze.

Por, zyrtarët ndërkombëtarë të shëndetësisë flasin për një mungesë të provave klinike nga ana e Rusisë në fazat e vonshme të zhvillimit, të cilat konsiderohen vendimtare për përcaktimin e sigurisë dhe efektivitetit të një vaksine. Ata kritikojnë ngutjet në zhvillimin e saj në mes të një gare botërore për të goditur Coronavirusin e ri, pastaj një beteje të shteteve për prestigj dhe fuqi të butë, që mund të tundojnë qeveritë të bëjnë lojëra gjeopolitike.

Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti
Lexo po ashtu Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti

Vet emri i kësaj vaksine u bë me qëllime të tjera, dhe më pak shëndetësore. Sputnik-V, një simbolikë e satelitit të parë në botë.

Shefi i RDIF, Kirill Dmitriyev e ka quajtur zbulimin e vaksinës së Rusisë “një moment Sputnik”, duke iu referuar lëshimit të suksesshëm të satelitit Sputnik në vitin 1957 – që hapi garën hapësinore në epokën e Luftës së Ftohtë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetit i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.

Kjo erdhi pasi Rusia kishte thënë se do të fillojë vaksinimin e popullatës kundër Coronavirusit në vjeshtë.

“Ndonjëherë studiuesit individualë pretendojnë se kanë gjetur diçka, që natyrisht është një lajm i jashtëzakonshëm”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier gazetarëve.

“Por ekziston një ndryshim i madh midis gjetjes ose indikacioneve se një vaksinë po funksionon dhe një vaksinë që ka kaluar të gjitha fazat”, shtoi ai.

Vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tretë të provave klinike. /RTK/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori