LAJMI I FUNDIT:

Dezinformatat e vazhdueshme nga televizionet ruse, zbret besimin e qytetarëve ndaj tyre në nivele rekorde

Dezinformatat e vazhdueshme nga televizionet ruse, zbret besimin e qytetarëve ndaj tyre në nivele rekorde

Besimi i rusëve në televizion si një burim informacioni ka rënë në nivele rekorde për vitin 2020.

Kështu thuhet në sondazhin e realizuar nga Deloitte, përcjell Telegrafi, duke shtuar se vetëm brenda një viti, niveli i besimit në televizionet ruse ra me 5 për qind, gjë që është niveli më i ulët që nga viti 2016.


Sondazhi tregon se banorët e Moskës i besojnë televizionit më së paku nga të gjithë, apo vetëm 20 për qind e të anketuarve televizionin e konsiderojnë atë si një burim i besueshëm i informacionit. Situata është po aq e rëndë në zonat më të mëdha urbane.

Mesatarisht, niveli i besimit për televizionet në qytetet me më shumë se një milion banorë janë rreth 21 për qind.

EUvsDisinfo tregon disa shembuj të dezinformimit të kanaleve televizive të kontrolluara nga shteti rus.

Top lajmet e rreme për COVID-19 që vijnë nga Rusia
Lexo po ashtu Top lajmet e rreme për COVID-19 që vijnë nga Rusia

Për shembull, në fillim të shpërthimit të pandemisë, kanalet televizive ruse pretenduan se COVID-19 ishte krijuar nga një amerikan dhe se mund të jetë një armë biologjike e zhvilluar artificialisht.

Kanalet televizive federale vazhdojnë të dezinformojnë audiencën ruse në lidhje me helmimin me agjentin nervor Novichok të kritikut të presidentit Vladimir Putin, Aleksei Navalny, duke pretenduar se janë gjetur vetëm gjurmë të kafeinës dhe se ishte shtruar në spital gjoja për një komplot për të ndaluar projektin e gazit “Nord Stream 2”.

Burimi i shumicës së dezinformatave vjen nga Russia Today, e njohur ndryshe si RT, një media e krijuar dhe financuar nga Kremlini. /Telegrafi/