LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane: Putini ka ulur në mënyrë drastike ambiciet në Ukrainë

Inteligjenca amerikane: Putini ka ulur në mënyrë drastike ambiciet në Ukrainë

Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar të SHBA-së (DNI), Avril Haines tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka ulur në mënyrë drastike ambiciet në Ukrainë.

Ajo vuri në dukje para Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura se lideri rus tani është i fokusuar në parandalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pakti i mbrojtjes që formon mburojën kryesore kundër agresionit rus në Evropë.


Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti
Lexo po ashtu Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti

“Ne vlerësojmë se Putini ka të ngjarë të zvogëlojë ambiciet e menjëhershme për të konsoliduar kontrollin mbi territorin e pushtuar në Ukrainën lindore dhe jugore. Rusia po përpiqet që Ukraina të mos bëhet kurrë aleat i NATO-s”, tha Haines.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Scott D. Berrier shtoi se Rusisë mund t’i duhet deri në një dekadë për t’i rritur kapacitetet ushtarake.

“Vlerësimet shkojnë nga pesë në 10 vjet bazuar në mënyrën se si sanksionet ndikojnë në to”, tha ai, raporton abcnews.

Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?
Lexo po ashtu Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?

Haines tha se forcat ruse fituan më pak territor në muajin prill se në cilindo nga tre muajt e mëparshëm pasi ato dukej se po kalonin nga operacionet sulmuese në ato mbrojtëse përgjatë vijës së frontit.

Ajo shtoi se Putini mund të kërkojë një armëpushim në përpjekje për të rifreskuar ushtrinë e rraskapitur ruse, e cila sipas vlerësimeve amerikane ka pësuar më shumë se 200 mijë viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori