Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi me dron në Kremlin në fillim të këtij muaji është kryer nga një prej njësive speciale ushtarake ose të inteligjencës të Ukrainës, raporton New York Times.
Ishte vetëm një në një seri veprimesh të fshehta kundër objektivave ruse që kanë trazuar shqetësuar administratën Biden, transmeton Telegrafi.
Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk e dinë se cila njësi e kreu sulmin dhe nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ose zyrtarët e tij të lartë, ishin në dijeni të operacionit. Disa zyrtarë amerikanë besojnë se Zelensky nuk e dinte se sulmi do të kryhej.
Agjencitë arritën në vlerësimin e tyre paraprak pjesërisht nga komunikimet e përgjuara në të cilat zyrtarët rusë fajësuan Ukrainën, dhe komunikime të tjera në të cilat zyrtarët ukrainas thanë se besonin se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin e 3 majit.
Zyrtarët amerikanë shtojnë se nuk besojnë se qeveria ukrainase autorizoi drejtpërdrejt sulmin me dron në Kremlin, por kjo ndodh sepse agjencitë e inteligjencës nuk kanë ende prova konkrete për të identifikuar se cilët zyrtarë qeveritarë, njësi ukrainase ose operativë ishin të përfshirë.
Sulmi duket se ka qenë pjesë e një sërë operacionesh që kanë shkaktuar shqetësim në Shtetet e Bashkuara, furnizuesi më i madh i Ukrainës me pajisje ushtarake.
Administrata Biden është e shqetësuar për rrezikun që Rusia të fajësojë zyrtarët amerikanë dhe të hakmerret duke zgjeruar luftën përtej Ukrainës.
Përveç sulmit me dron, zyrtarët amerikanë besojnë se ukrainasit janë përgjegjës për vrasjen e vajzës së një nacionalisti rus, vrasjen e një blogeri pro-rus dhe sulme të shumta në qytetet ruse pranë kufirit me Ukrainën.
Ata gjithashtu e konsiderojnë sulmin në tubacionin e gazit Nord Stream si vepër e operativëve pro-ukrainas, lidhjet e të cilëve me qeverinë ukrainase nuk janë vendosur ende.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, nuk pranuan të komentojnë mbi pretendimet e zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti.
Ndërsa sulmi me dron shkaktoi pak dëme, ai minoi ndjenjën e sigurisë dhe pathyeshmërisë që Kremlini ka kërkuar të projektojë brenda Moskës, pavarësisht kaosit që ka krijuar me luftën e tij në Ukrainë.
Aftësia e agjencive të inteligjencës amerikane për të përcaktuar përgjegjësinë për sulmet ndaj objektivave ruse, është e komplikuar nga mënyra se si Ukraina ka organizuar shërbimet e saj të sigurisë, të cilat kanë përgjegjësi të fshehta, të mbivendosura dhe ndonjëherë konkurruese.
Për shembull, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, Drejtoria kryesore e Inteligjencës dhe Ushtria e Ukrainës, kanë secila njësitë e veta të forcave speciale.
Ata veprojnë me nivele të ndryshme profesionalizmi dhe mbikëqyrjeje, dhe ndonjëherë konkurrojnë për burime dhe vëmendje brenda sistemit ukrainas. Zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se sa ngushtë koordinojnë këto njësi aktivitetet e tyre me njëra-tjetrën.
Disa zyrtarë amerikanë fillimisht konsideruan mundësinë që sulmi me dron në Kremlin të ishte kryer nga qeveria ruse në një operacion të rremë, të krijuar për t’i dhënë Moskës një justifikim për të përshkallëzuar konfliktin.
Por pas sulmit, Shtetet e Bashkuara përgjuan komunikimet në të cilat zyrtarët rusë u dëgjuan duke diskutuar incidentin dhe gjetjet e hetimit paraprak të Moskës për atë që ndodhi.
Në ato diskutime të brendshme, zyrtarët rusë u shfaqën të befasuar nga ndërhyrja e dronëve dhe fajësuan Ukrainën. Zyrtarët amerikanë thanë se kjo i ndihmoi ata të bindeshin se sulmi nuk ishte kryer nga rusët.
“Përgjigja e Kremlinit më sugjeron se ky ishte një shqetësim dhe një surprizë për ta, jo një operacion i qëllimshëm. Sulmet gjithashtu minojnë perceptimin e aftësive të mbikëqyrjes së hapësirës ajrore të Moskës dhe se Kremlini është i sigurt – këto janë besime të rëndësishme që ata do të donin të ruanin”, tha Dara Massicot, analiste ushtarake në RAND.
Shtetet e Bashkuara përgjuan gjithashtu bisedat e ukrainasve në të cilat zyrtarët thanë se besonin se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin. Por duket se ata zyrtarë nuk e dinin se kush brenda sistemit ukrainas mund ta kishte planifikuar apo realizuar atë.
Amerikanët janë të vetëdijshëm se disa operativë sekretë ukrainas punojnë kryesisht në mënyrë të pavarur dhe pa mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Zelensky ose zëvendësve të tij të lartë.
Ata shtojnë se nuk ka gjasa që Zelensky të nënshkruajë të gjitha operacionet sekrete dhe është e paqartë se deri në çfarë mase ai është në dijeni se ato do të ndodhin.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën kundër kryerjes së sulmeve të profilit të lartë brenda Rusisë, duke përmendur rrezikun e përshkallëzimit.
Gjithashtu përgjithësisht hedhin poshtë efektivitetin e sulmeve të tilla, të cilat ata i shohin si një shpërqendrim nga lufta më e rëndësishme: fushata e Kievit kundër forcave ruse në jug dhe lindje të Ukrainës.
Ndërsa sulmet sekrete duket se kanë pasur pak ndikim në rrjedhën e konfliktit në Ukrainë deri më tani, ato kanë demonstruar aftësinë e Kievit për të depërtuar thellë në Rusi.
Zyrtarët amerikanë thonë se operacioni mund të synojë të rrisë moralin ukrainas dhe të thyejë atmosferën e paprekshmërisë që rrethon presidentin Vladimir Putin.
Udhëheqësit ushtarakë ukrainas ndonjëherë kanë hezituar të ndajnë informacione me Shtetet e Bashkuara për planet e luftës, të shqetësuar se spiunët rusë ose të tjerët do të mësonin rreth tyre, duke e bërë të vështirë për Ukrainën të befasojë armikun. Ukrainasit ishin veçanërisht të ashpër në lidhje me operacionet e tyre të fshehta.
Sulmi me dron në Kremlin ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 3 majit, ditë përpara se Rusia të festonte Ditën e Fitores, duke përkujtuar fitoren e saj ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Droni i parë shkaktoi një zjarr të vogël; droni i dytë shpërtheu teksa dy persona po kontrollonin çatinë për dëme të shkaktuara nga i pari, por nuk rezulton të jenë lënduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
‘E ardhmja është në duart tona’: Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025