LAJMI I FUNDIT:

Intel po sjell karta grafike të reja për lojëra

Intel po sjell karta grafike të reja për lojëra

Intel është duke prodhuar karta grafike të reja lojërash, që përfundojnë në tremujorin e parë të vitin 2022.

Arc është marka e re GPU e Intel, e projektuar si një konkurrent i Nvidia GeForce dhe AMD Radeon, dhe është GPU-ja e parë në Arc Alchemist nga kompania që në fakt është vendosur të lansohet.


Kompania kishte ndërtuar më parë Intel DG1, por ishte një kartelë relativisht e dobët e bazuar në arkitekturën grafike Xe LP (fuqi e ulët), dhe konsumatorët nuk mund të “përshtateshin me të”.

Karta e re është pjesë e Intel Xe HPG (High Power/Gaming) dhe thuhet se jep të njëjtën performancë si Nvidia RTX 3070 me 512 Njësi Ekzekutimi (EU) dhe 16 GB memorie GDDR6. /Telegrafi/