LAJMI I FUNDIT:

Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhen Kosovën e Shqipërinë

Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhen Kosovën e Shqipërinë

Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit.

Shemsi Mustafa nga Institui Seizimik i ka thënë gazetës Express se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit.


Tërmeti në Shqipëri prek edhe shumë vende të tjera
Lexo po ashtu Tërmeti në Shqipëri prek edhe shumë vende të tjera

“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.5 shkallë”, ka thënë Mustafa.

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, banorët në panik
Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në Tiranë, banorët në panik

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në disa qytete të Kosovës
Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në disa qytete të Kosovës