LAJMI I FUNDIT:

Instituti Robert Koch: Gjatë pushimeve verore, numri më i madh i infeksioneve me COVID-19 në Gjermani erdhën nga Kosova

Instituti Robert Koch: Gjatë pushimeve verore, numri më i madh i infeksioneve me COVID-19 në Gjermani erdhën nga Kosova

Udhëtimet e huaja në vjeshtën e vitit 2020 ishin ndoshta më pak vendimtare për valën e dytë të rasteve me coronavirus sesa pritej. Të paktën këtë e sugjeron një raport i ri i Institutit Robert Koch në Gjermani, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi që në vjeshtën e vitit 2020, udhëtimet në dhe nga vendet e pushimeve supozohet të mos jenë një faktor pandemie.

Në një nga Buletinet Epidemiologjik thuhet: “Ndërkohë, vala e pushimeve verore është zvarritur nga vala e dytë e madhe e infeksioneve në Gjermani. Në këtë, infeksionet e lidhura me udhëtimet luajnë vetëm një rol shumë të nënrenditur, sepse mbizotëron transmetimi autokton – apo transmetimi ndërmjet dy bashkatdhetarëve”.


Në këtë drejtim shtohet se turistët kanë pak kontakt me vendasit, gjë që çon në një rrezik të ulët të infeksionit në lidhje me incidencat e destinacionit të udhëtimit.

“Qëndrimet e natës në hotele, të cilat shpesh ishin subjekt i rregullave të rrepta të higjienës verën e kaluar, ndoshta gjithashtu kanë kontribuar në këtë”.

Por në vend të turistëve, vlerësohet më tej, ishte ndoshta një grup tjetër udhëtarësh që u infektuan jashtë vendit – ata që vizituan vendet e tjera dhe u kthyen në Gjermani, përcjell Telegrafi.

Dhe lidhur me atë se nga cilat vende arritën shumica e infeksioneve të reja – gjatë kohës së pushimeve verore – pas vetë Gjermanisë – thuhet se ato arritën nga Kosova (me 4369 raste midis 20 korrikut dhe 20 shtatorit).

Në vendin e tretë të të ashtuquajturve vende të ekspozimit ishte Kroacia (3903), e ndjekur nga Turqia (3131), Bosnja dhe Hercegovina (1193), Rumania (1096), Spanja (1059), si dhe Franca (760).

“Midis njerëzve që raportuan ekspozim në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut ose Rumani, dhe veçanërisht shpesh pa simptoma, ka pasur shumë punëtorë sezonalë ose me kontratë”.

Kjo, thuhet më tej, përshtatet me vendet kryesore Turqinë dhe Kosovën, nga vijnë shumë migrantë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori