LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Vendimet qeveritare për formimin e zonave ekonomike kanë qenë të motivuara politikisht

Instituti GAP: Vendimet qeveritare për formimin e zonave ekonomike kanë qenë të motivuara politikisht

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për formimin e zonave ekonomike kanë qenë të motivuara politikisht, kështu thotë Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se ka pasur paqartësi ligjore dhe konflikt kompetencash për themelimin e këtyre zonave.

Sipas GAP, qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara.


“Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike më shumë kanë qenë të motivuara politikisht, se sa të bazuara në studime dhe analizë të të mirave të ekzistimit të tyre”, njofton GAP në publikimin mbi Ligjin e ri për Zonat Ekonomike, përcjell Telegrafi.

Instituti thotë se nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike.

“Qeveria ka shfrytëzuar zonat ekonomike edhe si mjet për shpronësime të pronave private për përfitime të grupeve të caktuara. Punimet në finalizimin e infrastrukturës në zona ekonomike kanë zgjatur për shumë vite dhe shumë biznese kanë prishur kontratat për t’u vendosur në këto zona për shkak të zvarritjes së punimeve. Edhe pse mbi 76 biznese janë vendosur në këto zona dhe zonat ekonomike zënë së paku 422.5 hektarë hapësirë, nuk ka një analizë të detajuar të përfitimeve ekonomike, rritjes së investimeve dhe punësimit. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Zonat Ekonomike, përveç qartësimit të procedurave ligjore, prapë se prapë nuk ofrojnë incentiva të mjaftueshme për ndërmarrjet që vendosen në zonat ekonomike”, përfundon instituti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori