LAJMI I FUNDIT:

Instituti EPIK: Nga 39 emërime në ndërmarrjet publike, katër prej tyre janë anëtarë të Vetëvendosjes

Instituti EPIK: Nga 39 emërime në ndërmarrjet publike, katër prej tyre janë anëtarë të Vetëvendosjes

Instituti EPIK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke përcjell me vëmendje zhvillimet e ndërlidhura me bordet e ndërmarrjeve publike.

EPIK thekson se qeverisja e mirë është një nga shtyllat kyçe të politikes “fundamentals first” në kuadër të procesit të integrimit Evropian, dhe si e tillë ajo trajtohet një nga prioritetet kyçe të BE-së për Kosovën.


“Në këtë drejtim, Agjenda Evropiane e Reformave ka bërë thirrje për rritjen e llogaridhënies së të gjitha institucioneve të pavarura, agjencive dhe organeve rregullatore. Po ashtu, Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka konstatuar që emërimet nga ana Qeverisë së kaluar kanë qenë “në kundërshtim me synimet reformuese, duke bërë emërime në kundërshtim me parimin e meritokracisë dhe nën ndikimin e interesave të veçanta”.

Rrjedhimisht, mungesa e qeverisjes së mirë dhe keqadministrimi i ndërmarrjeve publike është evidentuar, e ri-evidentuar, ndër vitesh nga të gjitha instancat e mundshme shtetërore dhe ndërkombëtare. Në vazhdimësi, institucionet kanë refuzuar të adresojnë këto shqetësime.

Në këtë kontekst, ne mirëpresim veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës për kthimin e ligjshmërisë dhe rritjen e llogaridhënies të bordeve të ndërmarrjeve publike. Ndërmarrjet publike ofrojnë shërbime të interesit të veçantë për qytetarët dhe si të tilla meritojnë vëmendjen më të lartë politike dhe publike. Praktika e përdorimit të ndërmarrjeve publike për interesat e ngushta partiake duhet të përfundoj njëherë e përgjithmonë”, thuhet në njoftimin për media.

EPIK thekson se sa i përket emërimeve të reja dhe të përkohshme në ndërmarrjet publike, nga gjithsej 39 emërime kemi kuptuar që 4 prej tyre janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Përderisa, ka këndvështrime të ndryshme nëse këto 4 emërime përbejnë shkelje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, bëjmë thirrje që Qeveria të respektoj në tërësi zotimin publik për depolitizimin e bordeve publike.

“Po ashtu, njohim faktin që janë ngrit shqetësimet procedurale ndaj masave të institucioneve. Bëjmë thirrje që këto të kontestohen në procedurat e garantuara ligjore dhe çdo vendim administrativ apo gjyqësor të respektohet plotësisht.

Duke shikuar drejt së ardhmes, dëshirojmë të nënvizojmë faktin që qytetarët presin unifikim të plotë të të gjithë spektrit politik karshi avancimit të ndërmarrjeve publike që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Rrjedhimisht, shpresojmë që institucionet do të vazhdojnë me masat të tjera të nevojshme me qëllim të sigurimit të qeverisjes së mirë, profesionalizmit dhe kthimit të ligjshmërisë në ndërmarrjet publike. Po ashtu, në këtë drejtim, bëjmë thirrje që të këtë përfshirje të plotë të partnerëve ndërkombëtar dhe shoqërisë civile në procese rekrutuese.

Në fund, përkundër që përshëndesim veprimet e fundit të institucioneve, duhet të njohim faktin që është me rëndësi rezultati, e jo veprimet. Rrjedhimisht, presim që menaxhmentet e reja të ndërmarrjeve do të prezantojnë planet konkrete, profesionale dhe bindëse për ri-këmbjen e vonuar të ndërmarrjeve publike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori