Komuna e Malishevës, Policia e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, sot pas një takimi të përbashkët të udhëheqësve të tri institucioneve, ju kanë bërë apel qytetarëve që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për tu mbrojtur nga COVID-19.
Krerët e të tri institucioneve në Malishevë, e kanë bërë këtë apel, pasi në ditët e fundit ka pasur disa raste të vdekjeve, ndërsa pjesëmarrja në ceremonitë e varrimit ka qenë në kundërshtim me vendimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, dhe si pasojë mund të kemi përhapje të virusit dhe dalje të situatës jashtë kontrollit.
Për këtë qëllim sot kanë mbajtur një takim të përbashkët, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi dhe drejtori i inspektoratit Dibran Kastrati, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore.
“Jemi duke u përballur me një gjendje emergjente shëndetësore, si pasojë e pandemisë së COVID-19, prandaj, kërkojmë nga të gjithë, pa dallim, që të zbatojnë në përpikëri vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, e në këto vendime ndalohet edhe grumbullimi i qytetarëve, përfshi edhe ceremonitë e varrimit. Qytetarë të nderuar, grumbullimet e tilla, me vështirësi kontrollohen, prandaj të mos bëhemi shkaktar të përhapjes së virusit, ta mbrojmë veten tonë, ti mbrojmë të afërmit tanë dhe ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve pa dallim. Mbrojtja është arma e vetme e luftimit të kësaj pandemie, prandaj, të reduktohet pjesëmarrja në ceremonitë e varrimeve, dhe ato të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar”, thuhet mes tjerash në apelin e krerëve të tri institucioneve, drejtuar qytetarëve.
Komuna e Malishevës, dhe të gjitha institucionet tjera, i shprehin ngushëllime familjes së biznesmenit nga Bubaveci i Malishevës, Latif Kryeziut, vdekja e të cilit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për Malishevën dhe vendin.
Në të njëjtën kohë kërkohet mirëkuptim nga të gjithë miqtë dhe komuniteti i biznesit, që me rastin e varrimit të tij, që pritet të bëhet sot në Bubavec, të mos grumbullohen për ceremoninë e varrimit dhe pjesëmarrja në varrim të jetë sa më i reduktuar, pasi kjo mund të rrezikoj seriozisht shëndetin e qytetarëve, sepse virusi COVID-19, është prezent dhe kjo mund të sjellë probleme serioze në përhapjen e tij dhe rrjedhimisht situata të dalë jashtë kontrollit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë