LAJMI I FUNDIT:

Institucionet e Maqedonisë së Veriut japin rekomandime për parandalimin dhe përballjen me zjarret

Institucionet e Maqedonisë së Veriut japin rekomandime për parandalimin dhe përballjen me zjarret

Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza njoftoi se janë lëshuar rekomandime për parandalim dhe paralajmërime të hershëm, si dhe për përballje me zjarret.

Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza me të cilin kryeson ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dje mbajti seancë me rastin e sezonit të ardhshëm dukurinë e temperaturave të larta dhe mundësinë e paraqitjes së zjarreve eventuale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të parandalim me kohë të dukurisë ose përhapjes.


Duke pasur parasysh propozimet e parashtruara gjatë debatit në seancë nga anëtarët dhe personat tjerë të pranishëm rreth kësaj teme, Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza në seancën e 11-të propozoi masa dhe rekomandime deri te institucionet kompetente, konform të cilave Qendra për menaxhim me kriza, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, duhet të formojë Trup koordinativ operativ për mbrojtje të pyjeve nga zjarret në periudhën e ardhshme, me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjuetari, Drejtoria për punë hidrometeorologjike, NP Pyjet nacionale, Policia pyjore dhe BNJVL.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në këtë drejtim qëndron edhe rekomandimi i Inspektoratit shtetëror për bujqësi, në koordinim me Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti, të ndërmarrin masa për parandalim të zjarreve të shkaktuara nga djegia e kashtës dhe për kontrolle të përforcuara në terren në periudhën e ardhshme verore, si dhe të kyçet edhe NP për ekonomizim me kullosat, të cilat përmes shërbimeve të tyre, duhet t’i njoftojnë shfrytëzuesit kafshëve të egra në gjueti dhe shfrytëzuesit e kullosave, për nevojë të mundshme nga përfshirja e tyre eventuale në zjarr.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori