Përderisa Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit paralajmëruan hapjen e kufijve deri në fund të muajit, pa vendim konkret mbetet Maqedonia e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se për çështjen e hapjes së kufijve duhet të bëhet vlerësim i përbashkët me vendet fqinje me të cilat duhet të vendosen edhe kriteret për masat që duhet të merren për tu lejuar qytetarëve të kalojnë kufirin.
Dje në seancën e Qeverisë nuk është diskuatuar për hapjen e kufijve.
“Në seancën e Qeverisë dje, nuk është diskutuar për vendim për hapjen e kalimeve kufitare. Në periudhën e ardhshme, varësisht prej mendimit të Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, Qeveria do të diskutojë dhe do të marrë vendim”, deklaruan nga Qeveria.
Për kryeministrin teknik, Oliver Spasovski aspak nuk është diskriminues vendimi që për momentin vetëm funksionarët të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit mos të hyjnë në karantinë kur të kthehen. Ai deklaroi se për funksionarët nuk do të kenë karantinë por do të ketë protokoll se si duhet të veprojnë dhe çfarë pajisje mbrojtëse duhet të kenë.
“Nuk ka asnjë lloj diskriminimi, çdo kush mund të udhëtoj jashtë shtetit, kështu që ne tregime mund të bëjmë sa të duam, gjendje faktike janë vendimet. Dje njoftova edhe në konferencë për shtyp se ekziston protokoll i posaçëm që do të thotë se çfarë pajisje mbrojtëse duhet të mbajnë gjatë qëndrimit atje. Edhe gjatë kthimit protokolle të sakta se çfarë duhet të bëhet që të mos mbahen në karantinë shtetërore, pasi e dini që disa funksione duhet të kryhen edhe pas kthimit prej jashtë vendit”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër teknik.
Sipas vendimeve të Qeverisë të cilat janë në fuqi, të gjithë qytetarët që kthehen prej jashtë vendit, detyrimisht duhet të qëndrojnë 21 ditë në karantinë shtetërore./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim
Kosova bëhet me 445 policë të rinj – deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia
Gjirokastra pret dyfishim të turistëve, njësitë e shërbimit me sytë nga punonjësit e huaj
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi