LAJMI I FUNDIT:

Instilacion për nder të viktimave të dhunës seksuale

Instilacion për nder të viktimave të dhunës seksuale

Duke kujtuar pranverën e para 20 viteve, ku u dhunuan rreth 20 mijë persona seksualisht, para monumentit “Heroina”, në Prishtinë, është realizuar instilacioni “#forher” nga Batalioni “Atlantiku”.

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale, ka falënderuar batalionin “Atlantiku”, duke thënë se janë të vetmit ish-pjesëtarë të UÇK-së, që kanë organizuar diçka për gratë që u dhunuan gjatë luftës.


“Unë tash do të kërkoj drejtësi prej shtetit tim, edhe prej shtetit amerikan. Lavdi dëshmoreve, por neve na u morr diçka për këtë shtet. Po vuajmë që 20 vjet. Shteti duhet të bëjë më shumë. Ka pasur dhunime të shumta, e ajo është tmerr i shtetit shqiptar nëse nuk i përkrahin këto viktima. Ju lutem na mbroni, nuk ka me pas paqe Kosova nëse nuk dënohen kriminelët”, tha ajo.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, deklaroi se institucioni që përfaqëson është gjithnjë pranë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, ndërsa tha se instalacioni ka për qëllim që të kthejë vëmendjen nga ato të viktimave të cilat janë të pa mbrotjrua nga familja.

“Jemi mbledhur këtu për të kujtuar pranverën e dhimbshme, ku u dhunuan mbi 20 mijë viktima. Për 20 vite me radhë, QKRMT vazhdon të jetë zëri i artikulues i viktimave. Para pak ditësh ishim tek vendi i klithmave, ku u dhunua Vasfije Krasniqi, për të treguar se jemi pranë viktimave dhe për të bërë shtetin të përkulet. Ky instilacion ka për qëllim të kthejë vëmendjen ndaj tyre që ende janë të stepura dhe të pa mbrojtura nga familja. Do të ngjisim nga një vathë, në 7 vende të Kosovës. Jemi sot këtu për t’u dhënë zë viktimave të dhunës seksuale”, tha ajo.

E, asamblisti në Nju Jork, Mark Gjonaj tha se barbarët serb u munduan të marrin nderin, por e vërteta është se viktimat e dhunës seksuale janë nderi i kombit dhe heronjtë tanë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori