LAJMI I FUNDIT:

Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

Chatbot-et e AI-së po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe rrjeti social Instagram së shpejti mund të marrë të vetin.

Reklama

Inxhinieri Alessandro Paluzzi pretendon se platforma në pronësi të Meta po përgatit chatbotin e saj të AI, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve të ekranit që ai ndau, chatbot do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve dhe të japë këshilla, dhe përdoruesit do të mund të zgjedhin nga 30 personalitete.

Një chatbot mund të jetë shumë i dobishëm për ata që e kanë të vështirë të shkruajnë mesazhe dhe kanë nevojë për ndihmë, dhe do të mund të bëhet pjesë e një bisede që një përdorues ka me dikë duke i përmendur me shenjën “@”.

Është ende herët për të thënë se kur dhe nëse Instagram do ta prezantojë këtë funksion, por ‘aty ku ka tym, ka zjarr’.

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha në shkurt se kompania po punon për AI për Instagram, Messenger dhe WhatsApp.

Gjithashtu, Paluzzi është shumë i besueshëm, ka gjetur më parë prova për sistemin e verifikimit me pagesë të Instagramit disa javë përpara se Meta ta shpallte. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

Teknologji
Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Teknologji
Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Teknologji
Startup-i japonez zhvillon robot të ngjashëm me 'Gundam' – ka një çmim prej 3 milionë dollarëve

Startup-i japonez zhvillon robot të ngjashëm me 'Gundam' – ka një çmim prej 3 milionë dollarëve

Teknologji
Shfaqja e parë në 'Sphere' duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës

Shfaqja e parë në 'Sphere' duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës

Teknologji
Apple fajëson defektet e iOS 17 dhe aplikacionet si Instagram për nxehtësinë e iPhone 15

Apple fajëson defektet e iOS 17 dhe aplikacionet si Instagram për nxehtësinë e iPhone 15

Teknologji
Kalo në kategori