LAJMI I FUNDIT:

Instagram ka një meny të fshehtë, mësoni se si mund ta ndryshoni ikonën e saj

Instagram ka një meny të fshehtë, mësoni se si mund ta ndryshoni ikonën e saj

Me rastin e 10-vjetorit të lindjes, Instagram ka përgatitur një dhuratë për të gjithë përdoruesit.

Gjegjësisht, aplikacioni lejon që ndryshoni pamjen e ikonës së Instagram, transmeton Telegrafi.


Ky rrjet social ju lejon që ju të shihni të gjitha ikonat dhe pastaj ju të vendosni vet se cilën doni ta vendosni si ikonë të Instagram.

Instagram dje postoi një shkrim në Twitter në profilin e tij zyrtar me përmbajtje mjaft enigmatike.

Duke sugjeruar që përdoruesit të mund të hyjnë në diçka të re, ata dhanë udhëzime se si të shkojnë drejt një “befasi”.

Kjo meny sekrete është shumë e lehtë për tu përdorur: duhet të keni versionin më të fundit të aplikacionit dhe më pas të shkoni te ‘Settings’, pastaj aty të bëni nga lartë poshtë ‘swipe down’ dhe pastaj Instagrami vet ju dërgon ikonat të cilat janë në dispozicion ti ndryshoni. /Telegrafi/