LAJMI I FUNDIT:

InstaBuilt Kubi në 15 mega qytete të Evropës i gatshëm për 3 orë

InstaBuilt Kubi në 15 mega qytete të Evropës i gatshëm për 3 orë

Kompania kosovaro-amerikane InstaBuilt ka krijuar një zgjidhje unike banimi multi-funksionale dhe deri në fund të vitit 2021 do ti dërgoj dhe instaloj 15 Kube në 15 mega qytete në Evropë. Për këtë janë duke identifikuar dhe përzgjedhur partner dhe bashkëpunëtor për këto qytete – për të cilët kanë shpallur ftesë publike.

Kompania InstaBuilt është një nga kompanitë më të avancuara të ndërtimit modular në Kosovë me dy fabrika, një në Kosovë si InstaBuilt Evropa dhe me tjetrën në SHBA, Texas të quajtur Instabuilt Amerika e Veriut. Tani produktin inovativë në fushën e ndërtimit, me bazë të drurit po e quajnë InstaBuilt KUBI.

Se çfarë është InstaBuilt KUBI  këtë më së miri e shpjegon themeluesi dhe drejtori menaxhues i kompanisë InstaBuilt Zt. Mentor Pllana i cili thotë:

“InstaBuilt-Cube është formë e ndërtimit përmes së cilës ndërtesat finalizohen vetëm duke i lidhur kubet e para-ndërtuar në punishte. Sot, ne po prezantojmë një shtëpi, një shtëpi pushimi, një zyrë, një restorant, një yoga studio, një Art Studio, një palestër, një hapësirë lojërash, një hapësirë për mësim edhe një kopsht për fëmijë.

Nuk janë 10 objekte, është një hapësirë multifunksionale, është InstaBuilt-Cube. Një njësi, dy kube, e banueshme për 3 Orë, ndërsa mund ta konfiguroni në 4 lloj fasada dhe mund ta vendosni kudo në çdo kohë.

Nuk është kontejner, është ndërtim me material Bio, Eko dhe te gjelbërta. InstaBuilt-Cube është e ardhmja  ndërtimit me bazë druri. Ne mund të ndërtojmë ndërtesa njëkatëshe dhe shumëkatëshe kudo dhe në çdo kohë.

Deri në fund të këtij viti, ne do t’i dërgojmë 15 InstaBuilt-Cubes në 15 Mega qytetet te Evropës dhe Skandinavisë të cilat do të shërbejnë si model për shitje”.

Me këtë thirrje publike InstaBuilt po thërret partnerët e mundshëm, dhe të gjithë ata që dëshirojnë ta ndryshojnë fushën e ndërtimit dhe patundshmërisë, nëse duan të hynë në listën e përzgjedhjes për partner për shitje ose kontraktorë gjeneral në Evropë, të dërgojnë mesazh në info@instabuilt.com, në mënyrë që të ndërtojnë së bashku të ardhmen e banimit.

Artikull i sponzorizuar