LAJMI I FUNDIT:

Inspektoratit të Punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinj

Inspektoratit të Punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinj

Inspektorati i Punës ka njoftuar se i janë shtuar edhe 19 inspektorë të rinj të punës.

“Që nga viti i kaluar 2022 e deri më tani Inspektorati i Punës ka rekrutuar 38 inspektorë të rinj të punës duke e ngritur numrin total të inspektorëve të punës në 60”, thuhet në njoftim.


Inspektorati ka njoftuar se numri i inspektorëve të punës do të vazhdoj të rritet me qëllimin e mbikëqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati e ka cilësuar si lajm të mirë.

“Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet. Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve”, ka shkruar Murati.

Ministri ka shtuar se ka shumë sfida, por “gradualisht dhe sigurt po bëjmë ndryshimin”. /Telegrafi/