LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Punës gjobit “Trepçën” me një mijë euro

Inspektorati i Punës gjobit “Trepçën” me një mijë euro
Foto: Arkiv

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, në lidhje me mos pagesën e praktikantëve të certifikuar, mos lidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mossigurimin e mjeteve mbrojtëse.

Në vendimin e Inspektoratit thuhet se “ankesa e palës në procedurë, Arsim Musa, kundër “Trepçës” lidhur me mos pagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mos pagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar”.


Sipas këtij vendimi “Trepça” ka kryer tri shkelje: nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar më 200 euro, si dhe ka cenuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse dhe për ketë është dënuar 500 euro.

Më poshtë vendimi i plotë i Inspektoratit të Punës