LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Inspektorati dhe policia bëhen bashkë – vazhdon aksioni ndaj taksive ilegale në Prishtinë

Inspektorati i Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që nga dita e djeshme kanë nisur një aksion ndaj taksive ilegale në kryeqytet, aksion ky që po vazhdon edhe sot.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi ka përcjellë për së afërmi aksionin e sotëm.

Ai para gazetarëve ka thënë se ky aksion do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme.


“Jemi në një aksion që po vazhdon që nga dje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që ka për qëllim kontrollin e linjave të autobusëve, taksitë ilegal dhe kombibusët”, tha Dushi.

Ai shtoi se këto janë disa nga çështjet që po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në qytetin e Prishtinës.

Aksion ndaj taksive ilegale në Prishtinë, inspektorati zotohet se nuk do të tolerojë veprimtarinë e tyre
Lexo po ashtu Aksion ndaj taksive ilegale në Prishtinë, inspektorati zotohet se nuk do të tolerojë veprimtarinë e tyre

“E dini që njëri nga problemet më të mëdha sipas vlerësimeve tona dhe të policisë, janë këto çështje që po ndikojnë negativisht ën rrjedhën e komunikacionit në kryeqytet dhe nga dje kemi vendosur disa pika kontrolli në kryeqytet që i kemi konsideruar si më problematike.

Është me rëndësi të theksohet se si inspektorat kemi pasur kontrolle edhe në të kaluarën, megjithatë e vlerësoj koordinimin dhe mbështetjen që kemi me Policinë e Kosovës. Është një aksion që është planifikuar për një periudhë të gjatë kohore”, tha Dushi.

Kurse zyrtari policor tha se Policia e Kosovës si gjithmonë është në përkrahje si në nivel qendror ashtu edhe lokal, dhe se suksesi i këtij aksioni nuk mund të dihet pa u bërë vlerësimet javore ose mujore lidhur me këtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori