LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati arreston një punëtor civil të Policisë së Kosovës, dyshohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”

Inspektorati arreston një punëtor civil të Policisë së Kosovës, dyshohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme një punonjës të Policisë së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.

Përmes një komunikate për medie, IPK ka bërë të ditur se fjala është për një punonjës, staf civil i cili nuk ka pasur autprizime policore.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së  ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.


Menjëherë pas pranimit të informacionit, IPK njofton se hetuesit i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori