LAJMI I FUNDIT:

Inspeksioni në aksion, lirohet sheshi (Video)

Inspeksioni në aksion, lirohet sheshi (Video)

Me këngën e njëjtë tash e sa vjet argëtohen të gjithë ata që kalojnë mbrëmjet në sheshet e Prishtinës, derisa irritohen ata që jetojnë në qendër raporton “038” i KTV-së.

Ngritja e temperaturave mbush plot këtë hapësirë të dedikuar për qytetarë.


Që nga ora 16, kur shumica e inspektorëve komunalë mbarojnë punën, shitësit ambulantë i ekspozojnë produktet e tyre për vizitorët e shesheve.

Megjithatë, të enjten mbrëma, në një aksion të inspektorëve, bashkë me policinë shumë lodra e produkte të tjera u konfiskuan.

Shitësit ambulantë thanë se kërkuan leje disa herë në Komunë. Aksioni nuk ka kursyer as ata që kanë reklamuar pa leje.

Gjithçka që ndalohet në shesh ka qenë cak i inspektorëve sikurse edhe motoçikletat e parkuara.

Ka 1 vit që shenja që është vendosur shenja që ndalon çikletat në shesh dhe atë natë inspektorët kanë kërkuar që ajo të respektohet.

Në mesin e tërë kësaj ka pasur edhe shitës ambulant me leje. Ky aksion megjithatë ka zbrazur sheshin vetëm në kohën sa aty kanë qëndruar inspektorati dhe policia, pas kësaj kënga e njëjtë ka vazhduar.