LAJMI I FUNDIT:

Inskenon tentimvrasjen, arrestohet

Inskenon tentimvrasjen, arrestohet

Policia e Prizrenit njofton se një person nga fshati Gelancë i Suharekës ka inskenuar se dikush ka shtënë në veturën e tij.

“Rreth orës 22:54 minuta, policia e Suharekës ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gelancë  janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Rreth orës 23:03 minuta policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka pyetur për rastin. Një qytetar e ka njoftuar patrullën se përderisa po lëvizte me veturën e tij të llojit ‘Ford’ dikush kishte tentuar ta vriste duke shkrehur disa fishekë dhe dy nga ta e kishin qëlluar veturën në xhamin e pasmë dhe kishin depërtuar  përtej xhamit të përparmë”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Prizrenit.

Me ta pranuar rastin hetuesit policorë kanë nisur me këqyrjen detaje të vendit të ngjarjes dhe kanë kuptuar se ka mospërputhje të deklaratës së shoferit dhe provave materiale të gjetura në perimetrin e vendit të ngjarjes.

Pas këmbëngulësisë së hetuesve, i dyshuari i sqaron rrethanat e rastit dhe tregon se i njëjti vetë kishte shtënë me armë zjarri të llojit kallashnikov në veturën e tij dhe se të njëjtën e kishte fshehur në disa shkurre në afërsi të fshatit Popolan, transmeton KP.

Pas gjetjes së kallashnikovit, policia ia ka bastisur edhe shtëpinë të dyshuarit me ç’ rast e ka sekuestruar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë, 8 fishekë të kalibrit 7.65mm dhe 1 fishekë i kalibrit 7.65mm.

“Provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme hetimore ndërsa i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë. Mbetet të sqarohen rrethanat se çfarë e shtyri të dyshuarin të inskenojë këtë vepër”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori