LAJMI I FUNDIT:

Inskenoi rrëzimin në vendin e punës për të përfituar nga sigurimi, punonjësi amerikan përfundon në pranga – e tradhtuan kamerat e sigurisë (Video)

Inskenoi rrëzimin në vendin e punës për të përfituar nga sigurimi, punonjësi amerikan përfundon në pranga – e tradhtuan kamerat e sigurisë (Video)

Punonjësi i një kompanie në New Jersey, Alexander Gorbinsky, 57-vjeç, ka vendosur ta inskenojë rrëzimin në bufe, me qëllim që të përfitojë një shumë të majme të parave nga sigurimi.

Ai hodhi akull në dysheme dhe u sigurua që askush nuk do ta sheh, dhe më pas u rrëzua qëllimisht në tokë duke shpresuar që dikush do ta gjejë dhe ta ndihmojë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ky veprim i kushtoi me arrestim për inskenim dhe “rrëzim të rrejshëm”, kurse siç kanë njoftuar hetuesit, incidenti ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

“Akuza të rrejshme i shkaktojnë dëme të mëdha të gjithëve, dhe do të dënojmë secilin që në mënyrë të kundërligjshme tenton të manipulojë me sistemin”, ka deklaruar gjykatësi Andrew Kerry. /Telegrafi/