LAJMI I FUNDIT:

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

Një i ri nga Arizona është futur në probleme, pasi kishte inskenuar rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë.

Policia kishte pranuar një telefonatë për një burrë, që qëndronte i shtrirë në rrugë më duar të lidhur prapa shpinës, transmeton Telegrafi.


Aty menjëherë u dërgua një patrullë që e konfirmoi se bëhet fjalë për një të ri që e kishin gjetur të lidhur.

“Viktima” është identifikuar si Brandon Sols, 19-vjeçar i cili policisë i tha se është rrëmbyer nga dy meshkuj të maskuar.

Sipas tij, ata e kishin goditur në kokë ku si pasojë ka humbur vetëdijen dhe është zgjuar aty ku policia e kishte gjetur.

Por, këtu nuk kishte asgjë të vërtetë. Policia ka konfirmuar se rrëfimi i tij ishte trilluar dhe se nuk kishte ndodhur kurrfarë rrëmbimi apo sulmi.

Pas marrjes në pyetje, i riu në fund ka pranuar se e kishte trilluar tërë këtë rrëfim. Tha se nuk kishte dashur të shkoj në punë, kështu kishte vendosur ta inskenoj rrëmbimin.

Kishte futur një faculetë të rrudhur në gojë, më pas kishte lidhur duart pas shpinës. Kishte qëndruar i shtrirë në rrugë ku kanë mundur ta vërejnë lehtë dhe kishte pritur që ta “shpëtojë” policia.

Pas disa ditëve, Sols u arrestua për shkak të deklarimeve të rreme në polici. Megjithatë, me të kuptuar për historinë e tij, kompania ku ai punonte e shkarkoi menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori