LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa e Mini-Shengenit Ballkanik po shihet si duplifikim i Procesit të Berlinit

Iniciativa e Mini-Shengenit Ballkanik po shihet si duplifikim i  Procesit të Berlinit

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Mini-Shengenit Ballkanit. Ftesës së kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, iu kanë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje prej homologut nga Kosova Avdullah Hoti.

Kosova ende nuk e konfirmuar pjesëmarrjen ne takimin online me vendet e rajonit, për të diskutuar rreth çështjes se Mini-Shengenit ballkanik.


Për njohësin e çështjeve politike Demush Shasha, kjo iniciativë në të kaluarën, jo vetëm në Kosovë, por nuk ka gëzuar përkrahje as në politikat e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

“Pengesën e parë që e shih në këtë proces është mungesa e mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian. Në aspektin e brendshëm iniciativa e Mini-Schengenit Ballkanik nuk gëzon mbështetjen e gjithë subjekteve të spektrit politik”, deklaroi për RTV dukagjinin, Demush Shasha.

Shasha e cilëson jo serioze këtë iniciativë për Mini-Shengenin Ballkanik, përcjell Telegrafi.

“Më shumë po shihet si një fizkulturë politike, se sa një iniciativë serioze për avancimin e bashkëpunimit rajonal. E them këtë pasi që gjitha synimet që i ka kjo iniciativë janë duplifikim i plotë i Procesit të Berlinit”, deklaroi më tej Demush Shasha.

Me marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Kosova ishte zotuar se do të jetë pjesëmarrëse në kuadër të bashkëpunimit rajonal, i njohur si Mini-Shengeni Ballkanik. Por, përkundër insistimit të TV Dukagjini, si nga Zyra e Kryeministrit ashtu edhe nga Ministria e Jashtme, nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Hotit në këtë takim virtual. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori