LAJMI I FUNDIT:

Infermieret shokohen në një COVID spital në Tajlandë, i zënë pacientët duke u droguar dhe luajtur bixhoz – ka pasur edhe orgji

Infermieret shokohen në një COVID spital në Tajlandë, i zënë pacientët duke u droguar dhe luajtur bixhoz – ka pasur edhe orgji

Policia tajlandeze ka kryer bastisje në një prej COVID spitaleve në jugperëndim të Bangkokut, pasi që pacientët kanë kryer orgji, e gjithçka ndodhi si rezultat i përdorimit të drogës.

Policia u telefonua nga infermieret e shokuara, që pretendonin se kanë parë burra e gra duke u futur tinëzisht në dhomat e njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.


Gjithçka ndodhi në një spital “të hapur” që ka mijëra shtretër dhe gjendet në Samut Prakan në periferi të Bangkokut.

Mjekët që vazhdimisht kontrollojnë kamerat e sigurisë, kanë bërë të ditur se disa pacientë kanë marrë ilegalisht ilaçe të ndryshme dhe kanë marrë pjesë në orgji.

Autoritetet kanë paralajmëruar pacientët për të cilët besohet se ishin përfshirë në aktivitete ilegale, se do të dërgohen në një qendër tjetër nëse diçka e ngjashme përsëritet.

“Në spital kemi caktuar personel të caktuar që vazhdimisht do të patrullojë dhe vëzhgojë pacientët. Por këtë nuk kemi mundur ta bëjmë vetëm. Kemi kërkuara nga pacientët të respektojnë rregullat në spital. Infermieret dhe mjekët që kujdesen për ta, punojnë shumë”, ka thënë kryetari i provincës Samut Prakan.

Raportohet se pacientët kishin kontrabanduar drogë nga njerëzit jashtë spitalit. E përveç konsumit të lëndëve narkotike, pacientët e padisiplinuar kanë organizuar bixhoz brenda spitalit që në fund ka rezultuar me rrahje.

Ishte sërish personeli mjekësor që është detyruar t’ua shërojë plagët pacientëve të përfshirë në rrahje. Në anën tjetër, policia po heton rastin e kontrabandimit të drogës dhe cigareve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori