LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Ramadani: Gripi i Derrave ishte shumë më i rrezikshëm se coronavirusi, nuk ka vend për panik

Infektologu Ramadani: Gripi i Derrave ishte shumë më i rrezikshëm se coronavirusi, nuk ka vend për panik

Coronavirusi, Covid-19 është virusi i cili po ngjallë panik tani edhe në Evropë, pas përhapjes së tij  nga qyteti Wuhan i Kinës, i cili dyshohet se është përhapur nga një treg i kafshëve. Rastet e fundit janë lajmëruar në Itali, ku raportohet se deri më tani janë shtatë persona të vdekur nga ky virus. Por, në Kosovë nuk ka vend për panik, thotë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani.

Ramadani ka thënë se Gripi A H1N1, i njohur në popull si Gripi i Derrave, ka qenë shumë më agresiv sesa coronavirusi, dhe ai nuk mendon se ky virus do të arrij ndonjëherë rrezikshmërinë e Gripit të Derrave.


“Nuk mendoj se vendi jonë ka nevojë për panik, nuk mendoj se mund të kemi ndonjë nevojë për panik as në të ardhmen. Përafërsisht këto lloj virusesh e kanë oazën patogjene. Pas një kohe të caktuar kalojnë në një formë të veprimit më patogjen, ky coronavirusi është shumë e përafërt me virusin, që e njohim në popull si Gripi i Derrave, pra Gripit A H1N1, por që nuk është në atë rrezikshmëri. Gripi i derrit ka qenë viteve të kaluara në 1918, ka qenë shumë më agresiv, ka qenë virus që ka marrë miliona jetë njerëzish, shumë më patogjen, edhe shumë ma i rrezikshëm”, tha Ramadani për Telegrafin.

Infektologu Ramadani theksoi se gjatë ditës kishte qëndruar në Klinikën Infektive në Prishtinë, dhe se deri më tani nuk ka të infektuar me coronavirus në Kosovë.

“E ky është një lloj tipi i ri i cili e ka marrë një përmes të një veprimi të një virusi patogjen por nuk e besoj që mundet me mbërri ndonjëherë atë masë dhe nuk ka nevojë për panik. Sot, deri në ora 12:30, në klinikë nuk ka pasur rast me koronavirus, kanë qenë ato dy raste me virus të tipit A, por me koronavirus jo”, u shpreh Ramadani.

OBSH: Bota mund të përballet me pandemi të coronavirusit
Lexo po ashtu OBSH: Bota mund të përballet me pandemi të coronavirusit

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se bota mund të përballet me pandemi të mundshme të coronavirusit.

Si rezultat, ka paralajmëruar OBSH, të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje gatishmërie.

Pandemi do të thotë përhapja e një sëmundje infektive (nga personi në person), në shumë pjesë të botës.

Së fundmi janë raportuar 77 mijë të prekur, ndërsa 2,600 persona kanë ndërruar jetë.

Sa i përket rasteve të prekur jashtë Kinës, më shumë se 1,200 raste janë konfirmuar në 30 vende të tjera, ndërsa janë raportuar më shumë se 20 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori