LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Izet Sadiku: Me këtë trend, institucionet shëndetësore në Kosovë nuk do ta përballojnë coronavirusin

Infektologu Izet Sadiku: Me këtë trend, institucionet shëndetësore në Kosovë nuk do ta përballojnë coronavirusin

Infektologu Izet Sadiku në emisionin “Hashtag” në RTV Dukagjini ka thënë se pandemia e coronavirusit është më e rënda e 50 viteve të fundit.

Sadiku thotë se masat në Kosovë kanë qenë mjaft të rrepta edhe për shkak të kapaciteteve shëndetësore që ka vendi.


“Institucionet për tre muaj nuk mund të shtojnë infektolog të ri. Edhe sikur të jepnim të gjithë pasurinë nuk mund të bënim më shumë. Për atë arsye mënyra më e mirë ka qenë parandalimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se nëse numri i të infektuarve rritet edhe më shumë deri në atë masë sa që nuk kanë kapacitete spitalet tona, duhet të merren masa të reja për të zvogëluar këtë numër.

“Në fund të fundit qëllimi është që të ruhet jeta e qytetarëve”.

Sadiku thotë se problemi në Kosovë është se disa lokale nuk kanë respektuar masat po rrezikojnë edhe veprimtarinë e lokaleve tjera.

“Ne kemi vendosur të hapim vendin jo pse virusi ka ndryshuar por sepse kemi dashur që individualisht të marrim përgjegjësi”.

Infektologu thotë se përderisa në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbyllura shkollat mbetet problem hapja disa bizneseve tjera më specifike.

“Sot në botë asgjë nuk është e njëjtë sikurse ishte para coronavirusit”.

Sadiku thotë se hapja e vendit duhet të bëhet në atë masë sa që Kosova ka kapacitete.

“Nëse Kosova vazhdon të ketë të infektuar si në këto ditët e fundit, ata numra do të jenë të papërballueshëm për institucionet shëndetësore të vendit”, tha ndër të tjera Izet Sadiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori