LAJMI I FUNDIT:

Infeksioni që po prekë fëmijët, flet pediatri Beiqi

Infeksioni që po prekë fëmijët, flet pediatri Beiqi
Foto: Arkiv

Fëmijët në Kosovë janë duke u prekur nga një infeksion i cili po përhapet shumë shpejtë, e që po manifestohet kryesisht me ndryshime në lëkurë.

Pediatri Ramush Beiqi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se fëmijëve po u shfaqen puçrra në shputat e duarve, këmbëve dhe përreth gojës.


Beiqi kërkoi nga prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe sapo të vërejnë ndonjë ndryshim te fëmijët e tyre të lajmërojnë mjekun.

“Nuk mund të themi se është virus pasi që ndryshimet më shumë duken se janë infeksione me baktere. Është e qartë se është një infeksion që shumë shpejtë po përparon, shumë shpejtë po shtrihet në grupin e fëmijëve. Unë i këshilloj prindërit që kur vërejnë ndryshime te fëmijët t’i ndalin prej shkollës, prej çerdhes, që mos të kontribuojnë që të shtrihet edhe më shumë.

Janë ndryshime në lëkurë që shtrihet sidomos në shputat e këmbeve dhe duarve, përreth gojës, përreth organeve gjenitale, në gjunjë, ndryshime ashtu puçrra siç themi ne. Si t’i shohin prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët në kontroll”, potencoi ai.

Beiqi tha tutje se ky infeksion po i mbanë fëmijët rreth 3-4 ditë, ku kohë pas kohë mund të kenë edhe temperaturë të lehtë. /Telegrafi/