Industria motorike në Mbretërinë e Bashkuar i jep lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II

Siç edhe pritej gjatë një periudhe të zisë kombëtare e cila vije pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, populli, organizatat dhe markat nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar po i bëjnë homazhe Madhërisë së Saj.
Me interes të veçantë është edhe lista e prodhuesve të automobilave që i bashkohen pikëllimit të Britanisë.
Me Limuzinën Shtetërore të Mbretëreshës që është mobiluar nga Bentley, marka në pronësi të Volkswagen Group kryeson me një imazh prekës të Mbretëreshës që zbret nga automjeti i saj i bërë me porosi, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Imazhin e shoqëron një mesazh ngushëllimi: “Ne ndalemi, reflektojmë dhe tregojmë mirënjohje të përzemërt për mbretërimin historik të Mbretëreshës, një inspirim për të gjitha gjeneratat e ardhshme”.
Të dyja Jaguar dhe Land Rover (JLR) shfaqin gjithashtu një version me të njëjtin mesazh, me një portret të Mbretëreshës Elizabeth II dhe me mesazhin: “Marrëdhënia jonë me Mbretëreshën ka qenë një burim krenarie për të gjithë ne tek Jaguar Land Rover”.
JLR gjithashtu përmend përfshirjen e tyre në festimet për Jubileut të Platinumit të Mbretëreshës, ku 26 automjete Jaguar dhe Land Rover u përdorën gjatë gjithë paradës.
Homazhi i bërë nga Vauxhall është një mesazh i thjeshtë me tekst të bardhë dhe sfond të zi, dhe përfshin Garantimin Mbretëror të markës, një “shenjë njohjeje” e dhënë nga Madhëria e Saj, Mbretëresha.
Rolls-Royce ka marrë një qasje të ngjashme, por pa përdorimin e ndonjë simboli mbretëror.
Prodhuesi i makinave sportive Caterham thjesht ka portretizuar mesazhin mbretëror të Mbretëreshës.
Ndërkohë, Aston Martin ka një fotografi të Mbretëreshës në katin e fabrikës së Aston Martin gjatë një turneu në vitin 1966.
Mesazhe të tjera të thjeshta u bënë nga markat duke përfshirë Volkswagen, Ford, Alfa Romeo, Mercedes-Benz, Audi, Cupra, Peugeot, Volvo, Skoda, Jeep dhe Citroen. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rrugët tona po bëhen të "mençura" - si do të evoluojë infrastruktura përmes inteligjencës artificiale

Si një vend evropian po planifikon një "revolucion hekurudhor"

Genesis GV60 i ri 2023 do ta njohë fytyrën tuaj

Imazhi ngacmues tregon SUV-in elektrik EQS 680 të Mercedes-Maybach përpara debutimit

Mjeti i ri amfib elektrik nga Arosa është i stilit Ferrari

Datsun 260Z i braktisur restaurohet pas 22 vitesh

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?