LAJMI I FUNDIT:

Industria metalike në Maqedoni shënon rezultate negative

Industria metalike në Maqedoni shënon rezultate negative

Në konferencën e sotme të Odës Ekonomike u tha se prodhimi në industrinë metalike është zvogëluar, kurse rënie të ndjeshme prej thuajse një e treta ka edhe në eksport, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfshirë nëntorin, prodhimi i xeheve dhe metaleve ka shënuar rënie prej 8%, kurse vetëm te metalet ka rënie prej 11%. Në periudhën janar – tetorë është realizuar qarkullim prej 384 milionë dollar, krahasuarme vitin 2015, kur qarkullimi ishte 519 milionë dollar.


Ulja e prodhimit, ulja e eksportit tërheq edhe uljen e punësimit në këtë sektor. Mitko Koçovski nga Shoqata e metalurgëve thotë se prodhimi në Feni është përgjysmuar, kurse në Makstill punohet me kapacitet të përgjysmuar. Buçimi nuk e ka ndërprerë punën pasi që ristartimi i punës do t’i kushtojë dyfishmë shumë, kurse Arçellop Metal është në një situatë pak më të mirë.

Në një situatë të palakmueshme janë edhe shkritoret. Koçovski thekson se premtimet se do të shqyrtohet seriozisht gjendja në metalurgji kanëmbetur vetëm diskutim publik./Telegrafi/