LAJMI I FUNDIT:

Indonezia ndalon shitjen e shurupeve pas vdekjes së 99 fëmijëve

Indonezia ndalon shitjen e shurupeve pas vdekjes së 99 fëmijëve

Vdekja e gati 100 fëmijëve në Indonezi ka bërë që vendi të pezullojë shitjet e të gjithë shurupeve dhe ilaçeve të lëngshme.

Kjo vjen vetëm disa javë pasi një shurup kolle në Gambia u lidh me vdekjen e gati 70 fëmijëve, raporton BBC, përcjell Telegrafi.


Indonezia tha se disa ilaçe shurupi u zbuluan se përmbajnë përbërës të lidhur me dëmtimet akute të veshkave (AKI), që kanë shkaktuar vdekjen e 99 fëmijëve këtë vit.

Mbete e paqartë nëse ilaçi ishte i importuar apo i prodhuar në vend.

Të enjten, zyrtarët shëndetësorë indonezianë thanë se kishin raportuar rreth 200 raste të AKI te fëmijët, shumica e të cilëve ishin të moshës nën pesë vjeç.

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi një alarm global mbi katër shurupe të kollës që ishin të lidhura me vdekjen e pothuajse 70 fëmijëve në Gambia.

OBSH zbuloi se shurupet e përdorura atje – të prodhuara nga një kompani farmaceutike indiane – përmbanin “sasi të papranueshme” të dietilen glikolit dhe etilen glikolit. Shurupet kanë qenë “të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave”, tha organizata.

Ministri i Shëndetësisë i Indonezisë të enjten tha se të njëjtat përbërje kimike u gjetën edhe në disa ilaçe të përdorura në vend.

“Disa shurupe që janë përdorur nga pacientët fëmijë nën pesë vjeç AKI janë vërtetuar se përmbajnë etilen glikol dhe dietilen glikol që nuk supozohej të ishin aty, ose në sasi shumë të vogël”, tha Budi Gunadi Sadikin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori