Indonezia ndalon qasjen në Steam, Epic Games, PayPal dhe në disa platforma të tjera
Qeveria indoneziane ka bllokuar qasjen në një gamë të shërbimeve të internetit, duke përfshirë këtu Steam, Epic Games, PayPal dhe Yahoo pasi kompanitë në fjalë nuk arritën që të përmbushin kërkesat e reja të lidhura me ligjet kufizuese të vendit për përmbajtjen e tyre brenda platformave, siç ishte raportuar më herët nga The Verge.
Në linjë me këto rregulla, kompanitë që konsiderohen “Ofrues Privat të Shërbimeve Elektronike” duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të qeverisë në mënyrë që të operojnë brenda vendit, ose përndryshe do të përballen me ndalesë mbarëkombëtare.
Indonezia u kishte dhënë afat kompanive deri me 27 korrik që të përmbushin kërkesat e tyre, dhe tani i ka ndaluar ato kompani të cilat nuk e kanë bërë këtë, transmeton Telegrafi.
Kjo kërkesë është pjesë e një ligji gjithëpërfshirës i quajtur MR5, i cili për herën e parë u bë publik në vitin 2020.
Siç raportohet, ligji i jep mundësinë qeverisë indoneziane që të marrin të dhëna për disa përdorues specifik, si dhe për të detyruar kompanitë që të largojnë përmbajtjet që “prishin rendin publiku” dhe konsiderohen ilegale.
Quick update for those asking-
The blocks are not permanent, assuming the companies register and comply with the regulation, and Kominfo has already reached out to these companies to ensure compliance and reverse the block.
Here is a list of affected services: pic.twitter.com/6K121xVEMP
— Daniel Ahmad (@ZhugeEX) July 30, 2022
Platformat kanë 4 orë kohë që të ndërmarrin veprime mbi kërkesat “urgjente” të largimit, dhe 24 orë kohë të tjera për përmbajtje tjera.
Një raport nga viti 2021 nga grupi për të drejta digjitale Electronic Frontier Foundation (EFF) i quan ligjet indoneziane “shkelje të të drejtave të njeriut” teksa ligji i vendos platformat nën mëshirën e qeverisë indoneziane e cila do t’i ndalojë ato në rast se nuk u binden ligjeve të vendit.
Më herët gjatë muajit, EFF shkroi një letër tek ministria indoneziane për Komunikim dhe Informim duke kërkuar nga qeveria që të shfuqizojë “rregullat e saj shkelëse dhe moderuese të përmbajtjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit
Android e kalon Nokian!
Po vjen video-loja e re e "God of War"
Raport: Samsung i pari, përcillet nga Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi