LAJMI I FUNDIT:

Indiani i dehur humb jetën derisa po bënte selfie, bie nga ujëvara 50 metra e lartë (Video, +16)

Indiani i dehur humb jetën derisa po bënte selfie, bie nga ujëvara 50 metra e lartë (Video, +16)

Ramjan Usman Kadji, 35-vjeç nga India, ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ujëvara e lartë 50 metra derisa po tentonte të bënte selfie.

Momenti rrëqethës është filmuar me telefon të mençur, kurse burri humbi jetën pas “këshillës” së mikut që t’i afrohet ujit për të bërë një fotografi të bukur, transmeton Telegrafi.

E gjitha ndodhi të dielën në ujëvarat e Gokakut, destinacioni i njohur turistik në Belagavi.

Kadji dhe miqtë e tij raportohet se ishin nën ndikim të alkoolit dhe duke luajtur një lojë të rrezikshme vendosën t’i afrohen ujit dhe të bëjnë foto, por njëri prej tyre e pagoi me jetë.

“Po tentonte të bënte akrobacione, kurse miqtë e inkurajonin. Ishim dëshmitarë se si i thoshin që të bëjë poza për ta fotografuar dhe publikuar imazhet në rrjetet  sociale”, ka deklaruar Shivaji Kokate, dëshmitar okular i ngjarjes së tmerrshme.

Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa në pesë vitet e fundit 19 persona kanë humbur jetën në mënyrën e ngjashme në ujëvarat e Gokakut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori