LAJMI I FUNDIT:

India, vendi ku lexohet më së shumti në botë

India, vendi ku lexohet më së shumti në botë

Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri, ndodhen gjashtë vende aziatike dhe katër vende evropiane.

Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).


Në Indi, që është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon rreth 10 orë e 42 minuta në javë.

Ndërsa, në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon rreth 9 orë e 24 minuta.
Në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libra.