LAJMI I FUNDIT:

India i kundërpërgjigjet SHBA-së me taksa tregtare

India i kundërpërgjigjet SHBA-së me taksa tregtare

Në fillim të muajit qershor, presidenti amerikan Donald Trump, i kishte shpallë luftë tregtare mallrave indiane.

Administrata Trump do të largojë Indinë nga lista e vendeve që konsiderohen në zhvillim, një status i veçantë që në vitet e fundit i ka lejuar përjashtimin nga tarifat amerikane për miliarda dollarë të produkteve indiane të eksportuara.

Trump ankohet se India nuk po i ofron Shteteve të Bashkuara të Amerikës “qasje të barabartë, të drejtë dhe të arsyeshme në tregjet e saj”.

India do të largohet nga Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave, i njohur si GSP, lista e krijuar në vitin 1976 për t’u lejuar vendeve në zhvillim që të lehtësojnë varfërinë nëpërmjet tregtisë.

Ka rreth dy mijë produkte indiane që kanë qasje në tregun amerikan pa taksa, në 2018 në 83.2 miliardë dollarë eksporte indiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 5.6 miliardë dollarë u përfshinë në këto përjashtime tarifore. Produktet e para të bëra në Indi që do të goditen nga taksat do të jenë panelet diellore dhe makinat larëse, gjithashtu mund të ndikohen edhe tekstilet, stolitë, komponentët e makinave, prodhimet bujqësore.

Një vendim i destinuar të përkeqësojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë, një vend që deri tani Shtëpia e Bardhë e konsideronte një aleat për të kundërshtuar përparimin ekonomik të Kinës.

Donald Trump i shpall 'luftë tregtare' Indisë
Lexo po ashtu Donald Trump i shpall 'luftë tregtare' Indisë

Sic shkruan BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet indiane kanë njoftuar se nga e diela (16 qershor) do të vendosin taksë ndaj 28 produkteve që prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë bajamet dhe mollët.

Taksat e reja, disa prej të cilave shkojnë deri në 70 për qind, janë kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Uashingtonit që ta përjashtojë Indinë nga taksat e larta për importimin e çelikut dhe aluminit.

Indi vendosi taksa të larta deri 120 për qind në qershor të vitit të kaluar, por nisja e bisedimeve tregtare kishte ndikuar që zbatimi i tyre të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Sidoqoftë, Ministria indiane e Financave përmes njoftimit zyrtar, tha se vendimi për taksa të reja është marrë për ta mbrojtur interesin publik.

Gjatë vitit 2018, India dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë tregti me vlerë prej 142 miliardë dollarëve amerikanë, shifër shtatë herë më e madhe se ajo e vitit 2001. /Telegrafi/